E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Perfaqesueve i jep fund nje programi qe puneson nxenesit ne Kongres

Dhoma e Perfaqesueve po i jep fund nje programi gati 200 vjecar qe u jep nxenesve te shkollave te mesme mundesi te punojne ne Kongres per disa muaj.

Kryetari republikan i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner dhe kryetarja e pakices demokrate Nancy Pelosi thane se programi i praktikanteve do te mbyllet ne fund te ketij muaji.

Ata cituan shpenzimet prej 5 milione dollaresh ne vit per porgramin dhe thane se perparimet ne teknologji e kane bere te panevojshem sherbimin e praktikanteve.

Programi punesonte rreth 70 nxenes per te sherbyer si percjelles se mesazheve dhe postjere ne komplekset e Kongresit. Por tani shumica e dokumenteve shperndahen ne menyre elektronike.

Praktikantet kishin gjithashtu konviktin dhe shkollen e tyre.

Programi ka shkaktuar debate ne te kaluaren. Ne vitin 2006 republikani Mark Foley nga Florida dha doreheqjen pas njoftimeve se ai kishte derguar mesazhe te papershtatshme tek te pakten nje prej ish-praktikanteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›