Rezerva Federale thekson rreziqet ekonomike ruan norma te uleta interesi

Nese investitoret e nervozuar po prisnin veprime te shpejta dhe agresive nga Reserva Federale si reagim ndaj uljes se vleresimit te kreditimit rritjes ekonomike ne vend numero dhe trazirave ne tregjet financiare takimi i se martes i hartuesve te politikave ne Reserven Federale nuk u dha atyre aq sa prisnin.
Me normat e interesit me te ultat ne histori banka qendrore amerikane nuk njoftoi ndonje ulje interesi apo ndryshim te politikave po ashtu as nje raund te ri te lehtesimit monetar. E gjithe kjo duke patur ne mendje citimin e Reserves Federale per rreziqet e rimekembjes ekonomike qe shume ekonomiste besojne se eshte duke u ngadalesuar.
Megjithate Reserva Federale nuk perjashtoi veprime ne te ardhmen duke thene se Komisioni i Tregut te Hapur diskutoi ne game te gjere mjetesh te gateshme per te nxitur rimekembjen ekonomike. Jack Malvey eshte me Bank of New York Mellon.
Mendoj se Reserva Federale do te preferonte te shikonte tregjet te perpiqen vet dhe te arrijne ekuiliber. Kjo trazire e tregjeve ne te vertete nuk eshte perseritje e krizes financiare te vitit 2008. Kjo ka ardhur si reagim ndaj shtimit te shume faktoreve gjate disa javeve te fundit. Dhe ofron disa baza per optimizem dhe stabilizim jo shume te laget te tregjeve.
Zoti Jack Malvey foli ne kanalin televiziv Bloomberg. Ai tha se frika e tregjeve per nje recesion tjeter ne Shtetet e Bashkuara ka eklipsuar ato qe rrjedhin nga zhvleresimi i kreditimit nga Standard amp Poors.
Shanset e recesionit ne Shtetet e Bashkuara ndoshta jane rritur ne kategorine e 50 perqindeshit. Zhvleresimi i kreditimit nga SampP nuk ishte ndonje ceshtje e madhe. Ishte nje pasqyrim e asaj qe ishte mjaft e dukshme gjate vitit te fundit se pozitat financiare te Shteteve te Bashkuara nuk jane aq te forta sa kane qene.
Ekonomia amerikane ne ngadalesim do te rendoje disbalancat financiare te vendit. Megjithate deficiti prej 15 trilion dollaresh nuk i jep hapesire te duhur qeverise federal qe te stimuloje rritjen.
Duke patur parasyshe keto realitete administrata e Presidentit Obama po kerkon masa afatshkurtera per te nxitur shtimin e vendeve te punes dhe aktivitetet e konsumatoreve nderkohe qe ben thirrje per perpjekje afatgjata per shkurtimin e deficitit dhe ngadalesimin e rritjes se borxhit kombetar.
Duhen ndermarre te gjitha masat afatshkurtera dhe afatgjata. Dhe gjeja me e mire qe mund te kemi eshte se jemi te gatshem te ndermarrim veprime agresive dypartiake per shtimin e vendeve te punes ne termin afatshkurter dhe ne te njejtin kontekst ku ne po sinjalizojme se do te marrim nen kontroll situaten tone fiskale.
Zoti Sperling tha se administrata kerkon te shohe nje zgjatje te perkoheshme te shkurtimit te taksave te paguara nga punonjesit per financimin e Sigurimeve Sociale duke u mundesuar rrogetareve qe te cojne me shume te holla ne shtepi. Te henen Presidenti Obama perseriti thirrjen e tij per nje formule dypartiake per reduktimin e borxheve. Deshtimi i Washingtonit per tu perballur me sfidat fiskale te vendit u rendit si faktori kryesor ne vendimin e Standard amp Poors per te ulur klasifikimin e kreditimit te Shteteve te Bashkuara javen e kaluar.