E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle në Mal të Zi

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 16:30

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi, kanë njoftuar zyrtarët në Podgoricë.

Shefi i diplomacisë gjermane do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovicin, kryeministrin Igor Lukshic dhe kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokapic.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, Westerwelle do të nënshkruaj me homologun e tij malazez, Milan Rocanin, një marrëveshje për personat e zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›