BE dhe Merkel po luajnë poker me jetën e qytetarëve

Alexis Tsipras (foto Reuters)
Lideri i së majtë ekstreme në Greqi, Aleksis Tsipras, ka akuzuar BE-në dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkes se po luajnë poker me jetën e qytetarëve të Evropës duke insistuar tek masat e kursimit.
Partia e tij Syriza, në zgjedhjet e reja që do të mbahen me 17 qershor pritet të dalë partia e parë. Kjo parti kërkon rinegocimin e marrëveshjes së borxhit të Greqisë me BE-në dhe FMN-në.
Tsupras është shprehur se nëse sëmundja e masave shkatërron Greqinë, atëherë ajo do të përhapet në të gjithë Evropën.
Pas dështimeve për formimin e qeverisë në Greqi, njerëzit kanë nisur të tërheqin sigurimet nga bankat për shkak të rrezikut të daljes së saj nga eurozona. Presidenti ka bërë të ditur se deri tani janë tërhequr të paktën 700 milion euro. /BBC/
Përgatit: F.S