E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësues të PD takim me biznesin në Tiranë: Platforma ekonomike e zotit Rama, aventuriere

27-02-2013 / Gazeta 55

Platforma ekonomike e zotit Rama është, në rastin më të mirë, aventuriere, por në të gjitha rastet, dërrmuese për ekonominë shqiptare dhe sipërmarrjen e lirë në Shqipëri. Kjo është deklaruar sot nga Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Eno Bozdo, gjatë një takimi me tregtarët e Rr. “Lord Bajron”, në njësinë bashkiake numër 11, Laprakë.

“Lajmi që zoti  Rama u dha shqiptarëve në Konventën e Partisë Socialiste se ai do të aplikonte taksimin progresiv dhe do të zeronte taksat për biznesin e vogël..., ide këto të cilat, që të nesërmen, u kundërshtuan në konferencë shtypi nga vetë eksperti fiskal bullgar i Partisë Socialiste, si ide që dëmtojnë ekonominë reale dhe nxisin evazionin fiskal.

Në fakt kundërshtia programore e Partisë Socialiste është e qartë:

•          I premton biznesit të vogël zerimin e taksave, por individë-pronarëve të këtyre bizneseve u deklaron se do t`u rrisë taksat personale nëpërmjet taksimit progresiv;

•          Thotë se ai nuk ka asgjë kundër shtresës së mesme dhe të pasur të shoqërisë, por sot asnjë nuk e di se sa do të jetë taksimi progresiv i shtresës së mesme dhe asaj të pasur: do të jetë 20%, 30%, 40% apo edhe më shumë?

•          Thotë se duhet përmirësuar klima e biznesit dhe të rritet liria ekonomike, por u premton bizneseve prishje të kontratave, anulim të privatizimeve si dhe shtetëzimin e ndërmarrjeve private”- tha Bozdo

Sipas tij, Shqipëria reale, Shqipëria e vërtete, ka nevoje të thellojë reformat, të nxisë investimet dhe sipërmarrjen, të krijojë më shumë liri ekonomike. Pasi platforma e Partisë Socialiste, bazuar në Shqipërinë virtuale, ofron pikërisht të kundërtën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›