Fullani: Rritja ekonomike e kushtëzuar nga tregu global
27-02-2013 / Gazeta 55
“Kushtet e kreditimit të shtrënguara, nuk e mbështesin ekonominë”
Banka e Shqipërisë konfirmon rritje ekonomik për vitin 2012 dhe për kohën e pritshme. Por, guvernatori Fullani përsërit se ekonomia zhvillohet nën potencial. Kreu i institucionit monetar thotë se problemi është tek prodhimi i ulët vendas. Megjithatë, ai çelet kur deklaron se shpenzimet e qeverisë dhe stimujt fiskalë i shërbejnë prodhimit vendas. E ka fjalën për çdo ulje apo lehtësim taksash.
Fullani nuk përjashton vështirësitë e pritshme, të ndikuara nga situata rreth e rrotull vendit tonë.
Ndërkaq, kushtet e kreditimit ngelen të shtrënguara, duke mos e mbështetur aspak ekonominë, e cila ka nevojë për investime.