Përfaqësueset e Lidhjes së Gruas shkojnë në selinë e PD

Një ditë para protestës së 8 Janarit, përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas, i janë drejtuar dyerve të Partisë Demokratike por i kanë gjetur të mbyllura. Ato thanë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin 1997.
“Ne jemi forumi i gruas që sot kishim një takim pune. por siç e patë dhe ju dyert e partisë tonë janë mbyllur, edhe pse shumica prej nesh kemi 31 vite që futemi në këtë derë. Sot kjo ndodh, nuk na ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë 1997. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin, por ne do të vazhdojmë prapë. Ne nesër do të jemi këtu të gjitha, të gjitha anëtarët që me referendum shkarkuam Bashën si kryetar”, tha një nga anëtaret.
Më herët në selinë e PD-së u drejtuan anëtarë të Këshillit Kombëtar, por nuk kanë mundur të hapnin dyert.