E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i OKB: Liberalizim i vizave për shqiptarët, tregues i BE për mbështetjen e Ballkanit Selia e OKB

Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Valentin Inzko, përfaqësuesin e Lartë të OKB-së dhe njëherësh Përfaqësues Special i BE-së për Bosnje-Hercegovinën. “Përkrahja që Shqipëria si vend anëtar NATO-s dhe me rol të spikatur për stabilitetin dhe integrimin e rajonit i jep Bosnje-Hercegovinës, është e një rëndësie të veçantë, dhe për këtë unë ju jam mirënjohjes”, tha gjatë fjalës së tij, Inzko. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme njoftoi se “të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e madhe që ka për të gjitha vendet e rajonit bashkëpunimi mes tyre në procesin e integrimit evropian, e në këtë kontekst, roli i Shqipërisë si vend anëtari i NATO-s dhe me një politikë të jashtme tepër aktive e konstruktive është i mirëpritur”. Në vijim të bisedës zoti Meta e informoi zotin Inzko për tërësinë e reformave të realizuara nga qeveria shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në plotësimin e të gjitha kritereve që kërkon procesi i liberalizimit të vizave, për pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike, për kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve etj. Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së vlerësoi progresin e arritur nga qeveria shqiptare dhe nënvizoi domosdoshmërinë për liberalizimin e vizave si një tregues real i vlerësimit dhe mbështetjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›