Tomas Gensemer, eshtë ky njeri e ardhmja e politikës?
Barak Obama nuk ishte fituesi i vetëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të shkuar. Tomas Gensemer, kompania e të cilit menaxhoi fushatën presidenciale në internet, ndërtoi sitin my.barackobama.com, rekrutoi 13.5 milionë mbështetës dhe i siguroi Presidentit të ardhshëm donacione me vlerë 500 milionë dollarë, ndërsa po regjistron sukses pas suksesi në karrierë. Tani gjendet në Britani për të hapur degën e kompanisë së tij "Blue State Digital" në Londër.
Gensemer është një 31-vjeçar shtathollë dhe tepër i gjallë, me të folur shumë të shpejtë. Nuk pranon ta konsiderojnë një prej atyre të marrosurve pas teknologjisë dhe këmbëngul se suksesi i kompanisë së tij gjatë fushatës së Obamës nuk kishte të bënte aspak me teknologjinë, por me mënyrën se si arriti të tërhiqte vëmendjen e miliona njerëzve që pranuan të dhuronin para për Presidentin e ardhshëm. "Njerëzit janë fiksuar shumë pas teknologjisë", thotë. "Pyetjet e vërteta janë se ‘cilat janë synimet që i ke vënë vetes dhe si të mbështetesh te teknologjia për t‘i përmbushur‘. Arritëm sukses pasi ditëm të shfrytëzonim shërbimet tona përmes teknologjisë. Pjesa dërrmuese e konkurrencës sonë shesin teknologji, por nëse u ofroj organizatave, apo kompanive që na kontraktojnë vetëm teknologji, ta dini që as e kanë idenë ç‘të bëjnë me të".
Në zemër të strategjisë së fushatës së Obamës në internet qëndronte siti "MyBO", i cili funksiononte si të gjitha rrjetet e tjera sociale, duke i inkurajuar votuesit e mundshëm të bëheshin pjesë e rrjetit, të krijonin një identitet online dhe të diskutonin në forumet e tij. Por kishte edhe një ndryshim. Veç pjesëmarrjes në rrjet, për të dhuruar para, apo për të shprehur mbështetjen ndaj Obamës, anëtarëve u kërkohej të dilnin në botën reale e të trokisnin derë më derë.
Vetë Gensemer kërkon ta ulë nga piedestali fushatën online. "Organizatat mund të ndërtohen shumë shpejt, në rast se japin mesazhin e duhur. Duhet të jenë në gjendje t‘i japin përgjigje pyetjes, ‘çfarë mund të bëjë dikush për mua?‘. Por shumë prej këtyre organizatave, qofshin politike, apo jo, nuk janë mësuar ta shtrojnë këtë pyetje".
Qëllimi i tij është krijimi i mbështetësve aktivë, jo i donatorëve pasivë - njerëzit që investojnë në një organizatë kërkojnë marrëdhënie afatgjata me të dhe mbi të gjitha kërkojnë të merren seriozisht. Ai rrëfen historinë e një tjetër fushate politike, për të cilën ka punuar në SHBA (pa pranuar ta përmendë me emër), ku mbështetësit ftoheshin të dërgonin qëndrimet përmes e-mail-eve. "Pyesja veten ku përfundonin ato e-mail-e", tregon. "Këtë pyetje po i bëja vetes edhe pas tri ditësh. Më në fund e zbuluan. Hymë te kutia postare e sitit dhe pamë se aty gjendeshin 78 mijë e-mail-e të palexuara. Kjo nuk u lejua kurrë të ndodhte gjatë fushatës së Obamës. Këtë e vendosëm që ditën e parë".
Kauzat politike janë baza e punës së kompanisë "Blue State Digital", që prej themelimit të saj nga disa aktivistë para pesë vjetësh. "Nga stafi i fushatës së Obamës u kontaktuam 2 javë përpara se të shpallte publikisht hyrjen në garën presidenciale", kujton Gensemer. "Ata thanë se interneti do të jetë shtylla e fushatës sonë dhe na pyetën për sa ditë mund të bëheshim gati. Punuam ditë e natë për dhjetë ditë dhe siti ishte gati një orë përpara se Obama të bënte deklaratën". Ai tregon se një pjesë e mirë e suksesit i detyrohet përvojës së fituar prej fushatave të mëparshme, por se një prej elementeve kyç kishte të bënte me faktin se fushata në internet tashmë nuk shihej si një element ekstra në garën presidenciale; tashmë ishte një mjet politik me rëndësi kritike. "Nuk mund t‘i bashkëngjitet grumbullimit të fondeve, apo të vendoset në sektorin e komunikimit me publikun", shpjegon. "Duhet trajtuar patjetër si operacion paralel".
A ndihmoi në gjithë këtë sipërmarrje fakti që Obama vetë është i prirur pas teknologjisë së re? "Gjithnjë mban me vete një ‘BlackBerry‘, por nuk di të programojë", thotë Gensemer. "Gjëja e mrekullueshme ishte që para 20 vitesh Obama qe organizator dhe e dinte mirë që t‘i bësh njerëzit të trokasin në derën tënde është shumë më mirë se të dërgosh njerëzit e tu, apo edhe ti vetë të trokasësh në derën e tyre". Obama e shihte teknologjinë si rrugën e vetme për ta transformuar organizimin tradicional të komuniteteve lokale në nivel mbarëkombëtar, ku vullnetarët e donatorët rekrutoheshin përmes internetit dhe inkurajoheshin të rekrutonin edhe vullnetarë të tjerë, të organizonin mbledhje e festa, të përhapnin mesazhin e Presidentit të ardhshëm.
Gensemer është i bindur se kjo përqasje do të japë rezultate edhe në Britani, arsyeja e hapjes së zyrës së re. "Jemi shumë të vendosur për të pasur sukses dhe kemi ndër mend të punojmë po aq shumë edhe këtu", thotë. "E di që ndoshta nuk do të jemi në gjendje të grumbullojmë gjysmë miliardi dollarë, por jam i sigurt që do grumbullojmë aq sa duhet për të sjellë ndryshimin e madh".
Ndërsa e sheh me sy mjaft kritik mënyrën se si po e trajtojnë partitë britanike internetin. "Ata janë përqendruar shumë te lojërat politika dhe tek ajo që mund t‘i shesin shtypit", thotë. "Tani ekspertët e laburistëve po përdorin rrjetin ‘Twitter‘, por gjithsesi është shumë pak. Askush nuk është përpjekur të bëjë atë që duhet për të përfshirë njerëzit aktivisht në fushatë. Një peticion mbi bankierët ka grumbulluar 15 mijë firma, por a u janë drejtuar njerëzve në mënyrën e duhur? U duhen kërkuar gjëra të tjera për të krijuar ndjesinë e përfshirjes aktive. Asnjë prej këtyre nuk është sfidë teknologjike; bëhet fjalë për sfida organizative, për vullnet për të komunikuar vërtet me njerëzit".
Fushatën në internet e sheh si një rrugë shumë të mirë, përmes së cilës partitë politike janë në gjendje të ringjallin vetveten, t‘i afrojnë njerëzit pranë rrënjëve të partive. Mendon se një përqasje e tillë do të hasë në rezistencë - anëtarët e partive mund të ndihen të kërcënuar nga këta të sapombërritur përmes internetit - por, megjithatë, ringjallja e partive është tepër e rëndësishme. "Nëse partitë lokale ekzistojnë sepse gjenden aty që prej 30 vjetësh, kjo nuk mund të mjaftojë", thotë. "Diçka e tillë është klub shoqëror, jo parti politike".