Vlorë, bllokohen 30 kg drogë, 9 në pranga
Operacioni “Porosia e Largët" i kryer në dy fshatra të rrethit të Vlorës sekuestroi 30 kg marijuanë. Policia arreston 9 persona të dyshuar si anëtar të trafikut ndërkombëtar të drogës me destinacion Greqinë.
VLORE- Nëntë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni të policisë së Vlorës në kuadrin e luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike me destinacion Greqinë . Burimet zyrtare të kësaj drejtori bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike të bllokuar është 30 kilogramë marijuanë, e gjetur në dy vende të ndryshme. Operacioni i koduar "Porosia e Largët", është zhvilluar në fshatrat Llakatund dhe Babicë të Vogël. Fillimisht operacioni ka nisur me bllokimin e një sasie hashashi në një taksi në fshatin Babicë të Vogël, ku është ndaluar një shtetas. Pas kësaj, policia ka sekuestruar një tjetër sasi hashashi në fshatin Llakatund, ku është vënë në pranga një tjetër shtetas. Operacioni ka vazhduar përgjatë gjithë natës dhe paradites së sotme dhe rrethi të të ndaluarve ka mbërritur në 9 persona. Të arrestuarit janë Klodian Brahimi 23 vjec,Hamit Hoxha 42 vjec,Dashamir Lumaj 34 vjec, Ruhi Matuka 42 vjec,Gjergji rustemi 42 vjec,Klajdi Malolarri,Florjan sadikaj 24 vjec, Elton Ismailaj 18 vjec dhe Rexhep Selimaj 30 vjec. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe dy makina,dhjete aparate celulare dhe një pasaportë false që përdorej nga trafikantët.
.
(s.g/BalkanWeb)