E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Sahin: Po punojmë me ministrinë për mbrojtjen digjitale të të rinjve

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri ka folur në podkastin “Zëri i të rinjve dëgjohet!”, duke renditur një seri sfidash dhe momentesh të rëndësishme për të rinjtë në shoqërinë shqiptare, përpos disa programeve që UNICEF ka jetësuar për përfshirjen e sa më shumë të rinjve në to.

“Ne duhet të dëgjojmë të rinjtë, sidomos për pjesën se çfarë ndryshimesh duan të shohin ata në shoqëri. Është një platformë që quhet U-Report dhe që u sjellë të rinjve sondazhet tona. Ne aty bëjmë pyetje të ndryshme për mënyrën se si ata ndihen me kurrikulën në arsim, mundësinë e punësimit bazuar në arsim dhe aftësitë e tyre. Të rinjtë kërkojnë që UNICEF të shërbejë si urë për të ndihmuar qeverinë që të përfshijë zërat e tyre në reforma dhe çështjet që i prekin ata.

I dyti është një program “BE për rininë”, një partneritet me BE-në dhe UNDP-në që punon me institucionet vendore për të rinjtë që nuk janë të punësuar apo nuk ndjekin arsimin.

“Sfida kryesore është investimi te të rinjtë. Ne e dimë se planet e investimit te kapitali njerëzor janë shumë të rëndësishme, t’u jepet hapësirë të rinjve në hapësirat buxhetore që të mund të angazhohen në projekte me ndikim social. Po punojmë me shumë partnerë dhe ministri këtu në Shqipëri për të krijuar edhe atë mbrojtjen e nevojshme nga bota digjitale, në një kohë kur të rinjtë janë shumë të ekspozuar ndaj saj”, u shpreh Sahin.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›