E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu takim me persona me aftësi të kufizuara: Shembull force e burim frymëzimi me talentin e tyre

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me një grup personash me aftësi të kufizuara.

Sot, në një postim sot në rrjetet sociale, ministrja e cilëson këtë takim shumë frymëzues dhe emocionues, ndërsa thekson se këta të rinj mbeten një shembull force e burim frymëzimi me talentin e dhe pasionin e tyre.

“Kënaqësi e veçantë të këndonim sot “Më Prano Kështu Siç Jam” bashkë me Nikon, Belkisën, Toninin, Tomasin, Gersin dhe të rinjtë e tjerë. Plot energji na kujtojnë se forca dhe aftësia për të shkëlqyer nuk njohin kufij. Ata tregojnë sa shumë pasurohet shoqëria jonë nga diversiteti dhe përfshirja. Po punojmë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme ku çdo individ vlerësohet e mbështet vetëm falë talentit, punës dhe këmbënguljes”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Në Ditën Botërore për Personat me Aftësi të Kufizuara, Koçiu u shpreh se 30 shërbime të dedikuara mbështesin 9269 individë, ndërsa përmes Fondit Social janë krijuar 73 shërbime të reja që kanë ndihmuar dhe mbështetur 33,000 individë në nevojë.

“MSHMS mbetet e përkushtuar për të fuqizuar çdo individ dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe përfshirëse, ku secili të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij”, deklaroi ministrja Koçiu.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›