E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i minatorëve, takim në kryeministri

Kreu i konfederatës së minatorëve, Kol Nikolla ka zhvilluar një takim me këshilltarin juridik të kryeministrit Berisha.

Takimi është zhvilluar pas protestës që minatorët e Bulqizës kanë zhvilluar ditën e sotme, fillimisht pranë ambienteve të METE, e më pas përpara kryeministrisë.

Minatorët kërkojnë plotësimin e disa kushteve, ku ndër më kryesoret janë rritja e pagës, përmirësimi i kushteve të punës si dhe ulja e moshës së pensionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›