Përfaqësuesit e Natos, përpara misioni në Libi

Përfaqësues të NATO-s në Bruksel, kanë deklaruar se të gjithë aleatet e tyre janë të vendosur për të çuar përpara, misionin në Libi, kjo deri në përmbushjen e plotë të tre objektivave, ku kërkojnë qe ti jepet fund dhunës ndaj civilëve, tërheqjen e forcave të regjimit dhe hyrje e lirë e ndihmave ushtarake. Kështu ka bërë të ditur misioni ushtarak në Libi. Ndërkohë, zëdhenësja Carmen Romero nënvizoi faktin se janë regjistruar progrese reale, me një shkatërrim domethënës të makinës së luftës së Gadafit. Në veçanti, Aleanca beson se "përmirësime të konsiderueshme", u bënë në Misrata, ku të enjten, nuk janë raportuar sulme ndaj civilëve.
Kolonel Gedafi sqaron se NATO nuk do të jetë objektiv i misionit ushtarak edhe pse Gjykata Penale Nderkombetare do të kerkojë leshimin e mandatit të arrestit për të. Nato, sipas zëdhënëses, do të respekojë plotesisht vendimin e Gjykatës.
Zëdhenësja ka kujtuar deklaratën e sekretarit të pergjithshem te Natos, Anders Fog Rasmusen, se për Gedafin, loja ka mbaruar dhe afati i tij po skadon.