Pranga priftit, abuzonte me minorenen

Një prift katolik është arrestuar në shtetin e Kilit pasi ai akuzohet për abuzime seksuale ndaj një minoreneje.
Sipas mediave lokale, prifti katolik akuzohet për akte pedofilie të kryera në vitin 2008. Sipas Prokurorisë, minorenia e abuzuar është e moshës 15 deri në 17 vjeç.
Muajin e kaluar, kisha katolike e Kilit kërkoi falje publike për abuzimet e shumta ndaj minorenëve që janë denoncuar vitet e fundit në shtetin amerikano-latin .