Numërimi, dy ambasadorët Arvizu dhe Sequi në njësinë 5
Palestra e shkollës “Vasil Shanto” është kthyer në epiqendrën e vëmendjes jo vetëm të shqiptarëve por edhe të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.
Dy ambasadorët, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe i BE-së Etore Sequi janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5 për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.
Ndërkohë ambasasadori i SHBA Aleksandër Arvizu deklaroi dje se tashmë të gjithë janë të lodhur nga kjo situatë dhe se duhet të vazhdojë numërimi i votave.
Ndër të tjera në mikrofonin e “Ora News”, diplomati amerikan ka pohuar se të dyja palët po bëjnë lojra politike dhe tashmë duhte t`i jepet fund, duhet të numërohet vullneti i zgjedhësve, pasi edhe gara është shumë e ngushtë.
Ndërkohë duke parë kaosin që u shoqërua mbrëmjen e djeshme një njësinë 5, KZAZ-ja numër 49 ka vendosur që brenda ambjenteve të numërimit të lejohen vetëm 25 vëzhgues nga të dyja koalicionet, 2 deputetë të forcave politike dhe 3 pjesëtar për çdo media.