E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesit e Presheves Berisha siguron mbeshtetje

Kryeministri Berisha takoi të enjten  një delegacion nga komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Shefi i qeverisë  garantoi përfaqësuesin e tyre,  Galip Beqiri se do të vazhdojë të mbështesë popullsinë e këtyre krahinave, me tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe me trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe.

Me herët Berisha priti Robert Badinter, ish – ministër drejtësie dhe ish - senator francez, i ndodhur në tiranë në  kuadër të  UNICEF për të mbështetur reformën për Drejtësinë për të Miturit. Berisha e siguroi atë se qeveria shqiptare do të krijojë një bazë solide ligjore, për trajtimin e të miturve në paraburgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›