E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundesat iraniane Rinas kthehen mbrapsht 45 veta

Autoritetet shqiptare të kufirit në aeroportin e Rinasit kanë kthyer mbrapsht 43 iranianë, të cilët do të qëndronin në tokën shqiptare disa ditë ku do të ishin pjesë e kampionatit të mundjes për veteranët, i cili do të zhvillohet në kryeqytet në datat 14 - 16 tetor. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Aviacionit Civil konfirmuan se, policia ka bërë të mundur kontrollin e 43 iranianëve të cilët kishin mbërritur në Rinas nga Turqia me linjë ajrore.

Pas verifikimit për dokumentacionin apo edhe paisjen e tyre me viza, është parë se asnjë prej tyre nuk dispononte në pasaportën e tij vizë për t'i dhënë të drejtën për të hyrë në territorin shqiptar. Ndërkohë, nuk dihet ende se si kanë mundur ata të fluturojnë pa dokumentat respektivë nga Irani drejt vendit tonë. Burimet  prane policise se rinasit  pohuan se pritet të vendoset edhe gjobitja e kompanisë ajrore, e cila ka sjellë në tokën shqiptare 43 sportistët iranianë të papajisur me viza.

Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›