Protesta e FRESH kundershtojne ligjin per mbetjet

Të rinjtë eurosocialistë kanë protestuar këtë herë përpara parlamentit, për ligjin që ky i fundit miratoi për importin dhe përpunimin e mbetjeve urbane në territorin shqiptar. Ata kanë protestuar në mënyrë të heshtur dhe me pankarta për rrezikun e zhvillimit të një aktivititeti të tillë në vendin tonë, për shëndetin e njerëzve dhe ndotjen e ambientit. Kjo protestë u mbajt për të sensibilizuar deputetët dhe vjen pas asaj që të rinjtë e FRESH-it zhvilluan përpara presidencës, ku i kërkuan kryetarit të shtetit të mos e dekretojë ligjin për importin dhe përpunimin e mbetjeve në vendin tonë.