Interpelanca ne kuvend Brace-Olldashi debate per rruget

Segmenti rrugor Rrëshen-Kalimash dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitet 2007-2008 ishte arsyeja pse deputeti socialist Erion Braçe kërkoi interpelancë me ministrin e Punëve Publike, Sokol Olldashin. Dyshja Braçe-Olldashi janë përgjigjur dhe kundërpërgjur për të dhënat teknike dhe procedurat që janë ndjekur për segmentet që shtrihen nga Rrësheni deri në Kalimash.
“Zoti Ministër, çështja për të cilën kërkoj shpjegime prej jush është e hetuar administrativisht dhe më pas edhe penalisht nga KLSH më parë dhe nga prokuroria më pas. Realizimi i kontratës së ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë fushën e punimeve të ndërtimit mund të sjellë pasoja gjatë zbatimit të kontratës reflektohen me rritje të kostos së ndërtimit”, tha deputetit i PS-së, Erjon Braçe.
“Kosto përfundimtare e rrugës Rrëshen-Kalimash u thashë është 826.2 milionë euro dhe kosto e tunelit 256 milionë euro. Kosto parametrike njësi për rrugën është 9 milionë euro për kilometër dhe për tunelin është 46 milionë euro për kilometër”, tha ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Megjithëse interpelancës nuk i munguan replikat e ndërsjellta, ministri Olldashi ftoi opozitën të ndjek shembullin që disa deputetë socialistë ndoqën në vitin 2007 kur votuan për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
“Vetëm njëherë ka ndodhur që disa deputetë tuaj jashtë disiplinës së partisë votuan për presidentin e republikës dhe nuk u doli keq. Ai që duhet të ishte presidenti i të gjithëve, në fakt u bë presidenti juaj dhe jo i të gjithëve. Shembuj të tillë bashkëpunimi duhet t’i ndiqni dhe madje t’u kërkoni edhe falje kolegëve që i blasfemuat atëherë dhe mundësisht t’i kërkoni falje edhe ish-kryetarit të partisë tuaj që e akuzuat si të shitur dhe ta ndiqni atë shembull”, theksoi Olldashi.
“Zoti Ministër, ju mund të tentoni të bëni çdo gjë, si Galileu jo e jo, as si Makiaveli siç të njohin në PD nuk ke për t’u bërë. Unë nuk spekulova në asgjë. Unë thjesht lexova dokumenta”, theksoi Braçe.
Ndërsa Braçe kërkoi që të mos politizohet interpelanca, Ministri Olldashi akuzoi opozitën se ka ngelur peng i një retorike të vjetër, e cila nuk sjell asgjë.
Erjon Ajazi