Përfaqësuesit e dy partive radikale serbe hyjnë në Kosovë

Përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë kanë hyrë sot në Kosovë për të mbështetur serbët në veri të vendit.
Edhe pse nuk janë lejuar të kalojnë përmes vendkalimeve kufitare në Jarinë dhe Bërnjak ata kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve dytësore.
Mediat serbe njoftojnë se vizita e tyre në veri të Kosovës ka për qëllim mbështetjen e “popullatës serbe, e cila kundërshton zbarkimin e doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare”.
Dy delegacionet udhëhiqen nga nënkryetarët partiakë, Dragan Todoroviç nga Partia Radikale dhe Millosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë.