Kusari-Lila: Hiqet reciprociteti Kosovë-Serbi

Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, lejohet importi i mallrave nga Serbia. Kjo shënon fundin e masave reciproke ndaj këtyre produkteve. Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë në Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar këtë lajm, duke bërë me dije se sot ka hyrë një kamion nga Serbia në Kosovë, ndërsa ende nuk ka pasur qarkullim nga Kosova në Serbi.
“Ne jemi në kontakt me bizneset vendore dhe pritet që sot apo nesër të kalojë kamioni i parë nga Kosova në Serbi, me ç`rast do të shikohet funksionalizimi i marrëveshjes së arritur më 2 shtator në Bruksel”, është shprehur ministrja kosovare.