E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesit e shtetit serb vizitojnë veriun e Kosovës

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 19:45

I ashtuquajturi ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq dhe nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Verica Kalanoviq, do të qëndrojnë të enjten në veri të Kosovës.

Sipas burimeve të Kosovapress-it, ata me këtë rast do të inaugurojnë palestrën sportive të porsandërtuar në Leposaviq.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë pas kësaj do të vizitojnë edhe komunën e Zveqanit, me ç’rast do të shpërndajnë kontratat rreth punëve publike në Kuvendin Komunal të Zveqanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›