E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditje me bërryl, dënohet 5 ndeshje

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 19:19

Andrew Bynum është suspenduar me 5 ndeshje, në të cilat do të mungojë sezonin e ardhshëm, për shkak të një faulli ‘flagrant’ ndaj fundorit të Dallas Mavericks, JJ Barea, në ndeshjen e fundit të play-offit në NBA.

NBA ka njoftuar për suspendimin e alos së Lakers dy ditë pasi Los Angeles u eliminua nga play-offi, kur pësoi 4 humbje rresht nga Mavericks. Ndërkohë, Liga amerikane e basketbollit e ka gjobitur me 25 mijë dollarë lojtarin, pasi e kishte përplasur në parket fanellën e tij.

Kështu, përpos dënimit me ndeshje, Bynum, i cili kërkoi falje për rastin, do të jetë i detyruar t’i paguajë komplet 700 mijë dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›