Përfaqsuesit e FMN:Progresi i deritanishëm është mjaft i kënaqshëm në drejtim të mirëqeverisjes, eleminimit të barrierave fiskale, ndryshimeve në procedurat tatimore, reformat fiskale si dh
Përfaqsuesit e FMN:Progresi i deritanishëm është mjaft i kënaqshëm në drejtim të mirëqeverisjes, eleminimit të barrierave fiskale, ndryshimeve në procedurat tatimore, reformat fiskale si dhe në implementimin e programeve të përbashkëta.
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje pasdite një takim me Drejtuesin e Misionit të FMN-së, z.Hysen Samiei si dhe Përfaqësuesin e këtij Misioni në Shqipëri z. Jan Peter Olters.
Kryeministri Nano shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të vazhduar bashkëpunimin me FMN, për ruajtjen e mëtejshme të stabilitetit makroekonomik të vendosur në vend, konsolidimin fiskal, rritjen e luftës kundër evazionit fiskal, si dhe informalitetit në ekonomi, korrupsionit dhe kontrabandës.
Gjithashtu, Kryeministri Nano shprehu vazhdimësinë e angazhimit të tij personal për të ndjekur në mënyrë sistematike realizimin e programit të të ardhurave fiskale, si dhe për të ndjekur dhe përshpejtuar reformat në tatime e dogana në aspektin legjislativ e institucional, të modernizimit dhe kompjuterizimit të sistemeve integrale në tatime dhe në dogana.
"Jemi në procesin e angazhimit dhe të përfshirjes së biznesit dhe institucioneve të tjera në krijimin e një situate të favorshme ekonomike që garanton rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë",- tha Kryeministri Nano-duke shtuar se kjo po arrihet përmes realizimit të një partneriteti luajal mes Qeverisë, administratës publike dhe biznesit.
Në këtë takim Kryeministri Nano ka garantuar përfaqësuesit e FMN për stabilitetin politik në vend dhe për vijimësinë korrekte dhe sipas afateve të parashikuara të procesit të reformave dhe implementimit të programeve të përbashkëta të bashkëpunimit. " Qeveria që unë drejtoj është duke ndjekur me shumë përgjegjësi edhe procesin e hartimit dhe zbatimit të një pakete aktesh legjislative për rritjen e aftësive programuese, monitoruese e absorbuese për investimet me financim të huaj", u shpreh z. Nano.
Nga ana e tyrë përfaqësuesit e FMN prezantuan vlerësimet pozitive për Qeverinë Shqiptare të cilat u shprehwn nw mbledhjen e Drejtorëve të Bordit të FMN duke theksuar faktin se progresi i deritanishëm është mjaft i kënaqshëm ë drejtim të mirëqeverisjes, eleminimit të barrierave fiskale, ndryshimeve të bëra në procedurat tatimore, reformat fiskale si dhe në implementimin e progarmeve.
Drejtuesit e FMN vlerësuan bashkëpunimin dhe partneritetin e Qeverisë Shqiptare si dhe theksuan domosdoshmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në kuadër të parapërgatitjes për misionin e tetorit me qëllim përcaktimin e piketave për hartimin e buxhetit të vitit 2003 dhe të MTEF.