Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve të përcjelljes së personalitetit të shquar shqiptar z.Dhimitër Shuteriqi. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Akademi
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve të përcjelljes së personalitetit të shquar shqiptar z.Dhimitër Shuteriqi.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e Akademisë së Shkencave.
Kryeministri Nano i ka shprehur ngushëllimet pjesëtarëve të familjes Shuteriqi si dhe miqve e pjesëmarrësve të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni, duke shprehur nderim të veçantë për të paharruarin Shuteriqi vendi i të cilit mes figurave të shquara shqiptare mbetet i padiskutueshëm.