Konferencë shtypi e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi në kuadër të përfundimit të analizës 6- mujore të punës së Qeverisë Shqiptare Deklaratë e Ministrit të Sht
Konferencë shtypi e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi në kuadër të përfundimit të analizës 6- mujore të punës së Qeverisë Shqiptare
Deklaratë e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi:
Më lejoni të dal sot në këtë konference shtypi të parashikuar në kuadër të përfundimit të analizes 6 mujore të punës së Qeverisë Shqiptare.
Siç jeni të mireinformuar gjatë 2 javëve të fundit të gjitha ministritë e linjës kanë realizuar analizen e punes së tyre 6-mujore, ndërsa dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ishte e parashikuar dhe u realizua analiza e pergjithshme e punes se Kabinetit Qeveritar.
Për informacionin tuaj dhe te publikut, kjo analizë e përgjithshme mbeshtetet në një material analitik të përgatitur prej Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit dhe stafit te tij, në vazhdim të një monitorimi periodik dhe të vazhdueshem të realizimit të detyrave nga ekzekutivi shiptar, monitorim ky i filluar që me krijimin e Qeverisë Nano.
Sistemi i monitorimit të detyrave të ministrive dhe institucioneve qëndrore të ekzekutivit mbeshtetet në një program pune, në formë matrice të përgatitur nga të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera qendrore. Kjo matrice përmban objektivat, detyrat e detajuara për realizimin e seicilit objektiv si edhe afatet e strukturat përgjegjëse për realizimin e tyre.
Kjo praktike është e perdorur gjerësisht edhe neë monitorimin e detyrimeve të Qeverise Shqiptare nga të gjitha institucionet dhe partneret tanë nderkombetarë. Është nje praktike e njohur pune e cila po shtrihet gjithmonë e më shumë në punën e ekzekutivit Shqiptar, që nga Strategjia e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Plani Strategjik për Stabilizim dhe Asociim si dhe Plani i Punes për Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit.
Ky sistem monitorimi ka ne bazen e tij dy parime themelore:
se pari: planifikimin e qendrueshem dhe koherent ne terma afat shkurtra dhe afatmeseme te veprimtarise se ekzekutivit shqiptar bazuar ne angazhimet e marra nga cdo institucion.
se dyti: vleresimin korent, te vazhdueshem dhe transparent te veprimtarise se ekzekutivit ne realizimin e ketyre detyrimeve dhe ne arritjen e objektivave ne sherbim te permiresimit te vendimarrjes strategjike.
Se fundi i gjithe sistemi eshte transparent, cdo institucion, i huaj apo vendas si dhe cdo qyetar mbi bazen e ketij sistemi mund te njihet me objektivat dhe detyrat e cdo institucioni si dhe te ndjeke gjendjen e realizimit te tyre.
Pa dashur te ndalem me gjate ne epersite e ketij sistemi monitorimi, qe eshte pjese e stilit te menaxhimit te ri strategjik dhe modern te qeverisjes shqiptare te drejtuar drejt rezultateve konkrete dhe zhvillimit te qendrueshem, me lejoni shkurtimisht te deklaroj se ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, nen drejtim e Kryeministrit u paraqit analiza e pergjithshme 6-mujore dhe u diskutua ne nje fryme teresisht konstruktive dhe reflektimi mbi arritjet ne realizimin e programit te qeverise, ne veshtiresite e dala si dhe u vu theksi ne pershpejtimin e angazhimeve dhe thellimin e reformave te programuara.
Nga analiza 6-mujore rezulton se:
në periudhën Janar – Qershor 2003, 16 ministritë kishin planifikuar detyrat si më poshte:
Tekniko – Administrative 597 detyra
Strukturore 184 detyra
Ligjore 317 detyra
Nga keto, jane realizuar:
Tekniko – Administrative 92 %
Strukturore 92 %
Ligjore 82.5 %.
Ne total:
Te planifikuara 1097 detyra
Te realizuara rreth 91 %
Te parealizuara rreth 9 %
Me lejoni ne vazhdim përmbledh konkluzionet e materialit te analizes 6-mujore, si vijon:
1. Në periudhën e gjashte mujorit te pare te vitit 2003 te gjitha ministritë kanë bërë nje pune te mire ne kryerjen e detyrave per zbatimin e Programit Politik te Qeverise. Në këtë kuadër, një ndikim pozitiv ka patur edhe programimi dhe planifikimi i detajuar i detyrave të ministrive, i shtrire ne afate mujore, tremujore e gjashte mujore si dhe monitorimi periodik i veprimtarise dhe forcimi i koordinimit institucional.
2. Gjatë kesaj periudhe ministritë kane kryer disa detyra të paplanifikuara prej tyre, por që kanë dale në plan të parë nga situatat dhe praktika e përditshme. Nga ana tjeter, ka patur vonesa në realizimin e disa detyrave për arsye objektive por edhe për shkak të mosshfrytezimit maksimal të kapaciteteve intelektuale e profesionale si dhe kapaciteteve financiare.
3. Ka një ndryshim të ndjeshëm pozitiv në raportin realizim-planifikim në krahasim me periudhen e 4-mujorit të fund-vitit 2002.
Së fundi më lejoni të deklaroj në emer te funksionit qeveritar si Ministër i Shtetit pranë Kyeministrit se:
1. Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për realizimin e të gjitha reformave dhe programeve për zhvillimin e qendrueshëm të vendit duke përmiresuar në mënyrë të vazhueshme sistemin e monitorimit dhe vleresimit e performancës në veprimtarinë e te gjitha hallkave të ekzekutivit Shqiptar.
2. Puna e Qeverisë po vazhdon normalisht dhe institucionet e mazhorances demokratike kanë të gjithë vullnetin dhe kapacitetet e nevojshme për të vazhduar me ritme të pandërprepra reformat dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit.
Pas deklaratës Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve:
Pyetje: Eshte perfolur se do te vendoset ne Kabinetin qeveritar ne postin e Zëvëndëskryeminitrit, Ermelinda Meksi, Ben Blushi dhe Marko Bello si ministra ne kabinetin qeverita. Sa jane te verteta keto? Dhe nese jo kush do te vendoset dhe kur eshte afati?
Përgjigje: Unë do të doja t' ju sqaroja të paktën në kapacitetet e mija si Ministër Shteti pranë Kryeministrit që duke u bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përsa i përket funksionimit të Qeverisë dhe në ligjin e funksionimit të Këshillit të Ministrave, ligj ky i aprovuar së fundmi, ministrat që kanë dhënë dorëheqjen në bazë të Kushtetutës do të duhet të vazhdojnë funksionimin e tyre pranë ministrive që kanë drejtuar deri ne zëvëndësimin e tyre. Dua të theksoj se as unë, por as edhe vetë Kryeministri nuk është i vetem ne keto zevendesime. Do te jetë nje sistem i tërë strukturash që do te diskutoje ndryshimet e reja duke filluar nga Kryeministri dhe Kryetari i maxhorances, se bashku me Kryesine e PS, me Grupin Parlamentar dhe në konsultim me Presidentin per të bere ndryshimet e nevojshme. Për këto ndryshime do te informohet patjetër opinioni, por deri ne ate kohe qeveria do te vazhdoje te mbaje te njejtin ritem per realizimin e detyrave dhe programin e saj.
Pyetje: A ndikojne punen e qeverise doreheqja e ketyre dy ministrave?
Përgjigje: Une u perpoqa t'i sqaroja këto akte edhe ne deklaraten time per shtyp. Doreheqjet natyrisht në vetvete jane probleme te cilat i paraqiten qeverise. Megjithatë, mbledhja e djeshme e Qeverise tregoi qe ne vazhdojme të funksionojne me kapacitet te plote, packa se do te kemi debate te tjera per realizimin e ketyre ndryshimeve.
Pyetje: Meta ka deklaruar se ju kemi qenë qenë prezent në analizën 6 mujore të punës së Ministrisë së Jashtme, si do ta komnetoni këtë?
Përgjigje: Procesi i monitorimeve dhe bashkëpunimeve është një proces i cili nuk bëhet vetëm në një analizë pune 6 mujore të Ministrisë apo qeverisjes. Procesi i monitorimit është i vazhdueshëm. Ne kemi pasur kontakte dhe bashkëbisedime të vazhdueshme me të gjithë institucionet dhe ju. Sic edhe e vutë re edhe nga vlerësimi që bëri sot vetë z.Meta në deklaratën e tij për shtyp në Ministrinë e Jashtme, ka disa disa arsye objektive të cilat do të duhet të rishikohen për disa mosrealizime. Por z.Meta pati një vlerësim për punën e bërë, i cili është edhe në materialin që u shpërnda dje në analizën gjashtëmujore. Mendoj se mbledhja e djeshme e qeverisë ishte një takim shumë i frytshëm pune, ku të gjithë ministrat duke përfituar nga ky aktivitet arritën që të bëjnë një analizë, bashkë me kryeministrin, për realizimin e çdo detyre dhe ngritjen e çdo shqetësimi që ata kishin gjatë funksionimit të tyre. Natyrisht, në momentin kur z.Meta si zëvendëskryeministër i takonte të fliste, për pozicionin, i parafundit para kryeministrit, për të bërë edhe ai një analizë të punës së qeverisë, e ndërpreu diskutimin e djeshëm dhe u shkëput nga diskutimi parimor që të gjithë ministrat bënë në një mbledhje që zgjati më shumë se 5 orë vetëm per diskutimin e programit të punës së qeverisë. Mendoj se, të tilla analiza janë pjesë e praktikës moderne, menaxheriale të qeverisë, duke qenë se vetëm përmes debateve dhe analiza konkrete mund të evidentohen edhe më mirë parregullsitë. Në qoftë se do të mendohet se çdo gjë eshte perfekte, çdo gje ecën me shpejtesi 100 perqind, mendoj se ky eshte nje moment qe do te duhet te rivleresohet.
Pyetje: Si e komentoni doreheqjen e z.Nako?
Përgjigje: Mendoj se doreheqja e z.Nako eshte nje akt personal. Une mendoj se Ministri Nako ka qene nje nga ata persona qe i dhane shpejtesine e konsiderueshme procesit te integrimit. Zoti Nako do te ofroje kontributetet e tij edhe ne pozicione te tjera per te ndihmuar ne vazhdimin e ketij procesi.
Pyetje: Cilat ishin verejtjet qe iu bene z.Nako ne mbledhjen e qeverise?
Përgjigje: E gjithe qeverisja ishte dje ne një sistem diskutimesh dhe monitorimi. Të gjithe ministrat kishin probleme, por mendoj se puna e z.Nako ishte nje nga momentet, ku qeverisja paraqitet si pozitive për hapjen dhe vazhdimin e negociatave me BE.
Pyetje: A do te ndikoje ne negociata doreheqja e z.Nako?
Përgjigje: Procesi i ngociatave eshte nje proces i cili ka te beje me qeverine shqiptare. Z.Nako ishte kryenegociatori i nje grupi shumë të madh negociator, të cilin ne masen mbase 100 % e përbëjnë nepunes te sherbimit civil. Mendoj se ata do te vazhdojne kryerjen e ketyre negociatave me ritme dhe me kapacitete te njejta. Besoj se edhe z.Nako do te vazhdoje te jape kontributin e tij konsultativ ne kete grup pune.
Pyetje: Ne syte e komunitetit nderkombetar si do te dukej doreheqja e dy ministrave?
Pergjigje: Përfaqësuesit nderkombetarë gjithmone do te konsiderohen si partnerë. Eshtë praktike pune moderne e te gjithe qeverive demokratike të botës aktet e doreheqjeve dhe zevendesimeve. Ajo, cka eshte e rendesishme per te gjithe popullin shqiptar dhe per partneret tanë nderkombetar, eshte funksionimi i mire i qevrise, i strukturave te administrates publike, mbajtja e ritmit te reformave dhe realizimi i te gjithe atyre angazhimeve qe ne kemi marre karshi ketyre partnereve.