Përfitim më të madh pensionet në fshat
06/05/2010 Qeveria projekton masën e rritjes së rrogave të nëpunësve dhe pensionistëve në fshat e qytet
Gjyqtarët e Faktit dhe Apelit do të përfitojnë duke zbatuar sistemin e bonuseve
Qeveria pritet të vendosë së shpejti rritjen e rrogave të punonjësve të administratës dhe institucioneve të tjera të pavarura kushtetuese, si dhe të pensioneve në fshat dhe qytet. Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, kreu i saj Sali Berisha ka kërkuar nga ministri i Financave të nisë përllogaritjen për rritjen e pensioneve, të cilat do të jenë më të ndjeshme në fshat. Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka në dispozicion shumën e parave që nevojitet për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kjo shumë mundësohet si pasojë e ngrirjes nga ana e Qeverisë e 20 për qind të buxhetit që u miratua në Parlament. Ndërkohë që nuk është prekur pjesa e buxhetit që i takon institucioneve të pavarura kushtetuese. Nga ngrirja e 20 për qind e buxhetit, Kryeministri tha se janë prekur të gjitha ministritë, agjencitë e varura prej tyre. Berisha theksoi se kjo disiplinë e fortë e përdorimit të buxhetit dhe reformës më të fundit të Qeverisë, uljen e shpenzimeve nga heqja e automjeteve të mbi 3 mijë zyrtarëve, mundëson ndërmarrjen e rritjes së rrogave dhe pensioneve. “Ky është një vit, në të cilin realisht tregjet financiare evropiane janë në gjendjen më të vështirë, në një panik të vërtetë, siç edhe i ndiqni lajmet. Por Qeveria është e vendosur me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit”, ka deklaruar ai. Duke bërë disa llogari të thjeshta matematikore, shefi i ekzekutivit u shpreh se me heqjen e shoferit të një deputeti apo edhe në institucione të ndryshme, kursehet përkatësisht 19.500 dollarë. Me reduktimin e 3 mijë shoferëve, u arrit të sigurohet shuma dërmuese e parave që do të kalojë për rritje pagash dhe pensionesh. Sipas projektit, rritje më të mëdha do të pësojnë rrogat dhe pensionet e ulëta, ndërkohë që rritja më e vogël do të jetë për rrogat e larta. Berisha tha se pagat e zyrtarëve më të lartë do të rriten aq sa është inflacioni ose 1 për qind më shumë. Duke mbrojtur projektin, ai evidentoi efektin qartësisht negativ, sipas tij, që ka pasur rritja në sistemin e drejtësisë. Berisha kërkoi nga ministri i Drejtësisë të përcaktojë me Kryetaren e Gjykatës së Lartë rrugët për bonuse për gjyqtarët e Gjykatës së Faktit dhe të Apelit, për të zvogëluar diferencën me pagat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. “Për arsye se ligji i organizimit të drejtësisë përcakton qartë se pagat e gjyqtarëve të Apelit janë një përqindje e pagës së Gjykatës së Lartë dhe paga e gjykatësit të Faktit është një përqindje fikse, e përcaktuar në ligj, e pagës së gjykatësit të lartë. Por, në rast se ne kemi rritur të gjitha pagat e ulëta dhe kemi dyfishuar pagat mesatare, kjo nuk ka ndodhur me gjykatësit e Faktit dhe të Apelit”, tha ai. Berisha pranoi se nuk mund të ndryshohet ligji, por është e nevojshme për gjykatësit e Faktit dhe të Apelit që bonusi të përcaktohet nga vetë zyra e buxhetit të sistemit të drejtësisë, ku Kryetarja e Gjykatës së Lartë është edhe kryetare e buxhetit. Sipas tij, gjyqtarët e lartë do ta kenë rritjen duke respektuar këtë sistem. “Ne kemi rreth 360 gjykatës dhe duhet që ata të dalin nga pasojat e këtij sistemi, që është i drejtë dhe i ndershëm, por nuk do të pranojmë diferencë të madhe midis pagave të mesme dhe atyre të larta në vend”, deklaroi shefi i ekzekutivit.
Rritja e pensioneve në fshat
Skema e rritjes së pensioneve edhe për 2010-ën do të jetë e përshkallëzuar, çka do të thotë se rritja maksimale do të shkojë për pensionet e ulëta të fshatit. Për vitin 2010 është konfirmuar zyrtarisht se skema e rritjes së pagesave për pensionistët në fshat do të jetë në masën 15 për qind. Sipas ndarjes së bërë, për qytetin parashikohet që të ketë një rritje më të lartë në muajin korrik të këtij viti, përkatësisht me 15 për qind të masës aktuale. Kjo bëhet që të realizohet objektivi i përcaktuar për barazimin e masës së pensionit që shpërndahet për fshatin dhe për qytetin. Mbështetur edhe në parashikimet e projektbuxhetit afatmesëm për vitet e ardhshme, përcaktohet se rritja e pensioneve për 2011-ën, 2012-ën e 2013-ën do të vijojë sipas kësaj përqindjeje për fshatin. Kështu, për tre vitet e ardhshme masa e rritjes do të jetë në favor të pensioneve minimale. Kategoritë, që duke filluar nga viti i shkuar e deri në 2012-ën do të plotësojnë kriteret e daljes në pension si në fshat, ashtu dhe në qytet, përveç kësaj rritjeje, do të jenë përfitues të masave të akorduara më parë sipas periudhave përkatëse.
Rritja e pensioneve në qytet
Rritja e pensioneve do të prekë edhe pensionet e qytetit, por në një masë më të vogël se ato në fshat. Për vitin 2010 është konfirmuar zyrtarisht se skema e rritjes së pagesave për pensionistët në zonat urbane do të jetë në 7 për qind. Institucionet përkatëse kanë përcaktuar që masës së pensionit dhe shtesës që do të bëhet gradualisht si për qytetin, ashtu dhe për fshatin, do t’u shtohen edhe kompensimet e energjisë dhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të Qeverisë. Në këtë drejtim, rritja e pensioneve, përveç shtimit të të ardhurave personale të vetë pensionistëve, ka si qëllim që t’u jepet një hapësirë të gjitha kategorive të pensioneve për t’u rritur, në mënyrë që të mos ulet interesi për kontributet e pensioneve të diferencuara. Strategjia parashikon mbështetjen edhe për një kategori të caktuar, siç janë fermerët. Për këta të fundit është parashikuar që krahas rritjes së kontributeve, njëkohësisht do të vazhdojë edhe subvencioni nga buxheti i shtetit për kontributet që paguajnë fermerët, me synimin që ata që do të dalin në pension në vitin 2013, do të kenë kushte të njëjta me pensionistët e qytetit.