Arrestimi i punonjësit të repartit ushtarak, dyshime për trafik armësh
06/05/2010 Iu gjendën në makinë dhe banesë armë e municione, një tjetër arriti të largohej
BERAT- Punonjësi i repartit ushtarak i arrestuar një ditë më parë është akuzuar për shitje të paligjshme municionesh. Kodhel Kosova u ndalua nga oficerët e policisë teksa udhëtonte me mjetin e tij të ngarkuar me një sasi të madhe municionesh, i cili u ndalua duke udhëtuar me mjetin e tij me një sasi të madhe municionesh, të cilat ishin destinuar për t’u shitur. Po dje kanë nisur hetimet të përshpejtuara dhe intensive, ndërsa nga ana tjetër oficerët e Policisë Gjyqësore së bashku me hetuesit ushtarak kanë shtuar rrethin e të dyshuarve për një trafik të mirëfilltë armësh. Ndonëse çështja është nën hetim të plotë dhe konsiderohet tepër sekret për arsye hetimi oficerët e Policisë Gjyqësore dhe agjente e antitrafikut të armëve janë vënë në lëvizje të shpejt dhe në rrugë operative kanë filluar hetimet së bashku me grupin në fjalë për të saktësuar apo zbuluar fijet e këtij rrjeti. Po gjatë 24 orëve të fundit oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përpiluar edhe dosjen dhe akuzat përkatëse për Kodhel Kosovën, i cili punon si shofer i repartit ushtarak të Vërtopit, në sektorin e mbrojtjes nga zjarri. Të njëjtët burime pohuan se Kosova u ndalua në mëngjesin e 24 orëve më parë në afërsi të Urës Vajgurore, duke udhëtuar me mjetin e tij personal, tip Benz me targa SK 1946, me të cilin po transportonte 11 arka me municione luftarake, fishekë të modelit 56 kallashnikov, të cilit mësohet se ishin siguruar më parë nga reparti ushtarak ku punonte vet Kosova dhe që dyshoheshin se do të tregtoheshin. Në mjetin tip Benz udhëtonte dhe Aziz Dyrmishi, i cili arriti t’i largohej uniformave blu dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Ndërsa, gjatë një kontrolli që policia bëri në banesën e punonjësit të repartit në lagjen “Donika Kastrioti” të këtij qyteti gjeti dhe bllokoi dhe dy armë automatike kallashnikov dhe një pushkë karabinë. Pas gjetjes dhe bllokimit të armëve policia prangosi dhe kryefamiljarin 71 vjeç Osmën Kosova.