E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani i lumtur per 3 piket e Paderbornit

Bundesliga 2

Gjate fundjaves Edmond Kapllani ka debutuar me skuadren e tij te re Paderborn. Sulmuesi shqiptar ishte titullar ne sfiden e fituar 2-0 perballe Union Berlinit ndersa edhe pse nuk ka shenuar ai u vleresua per lojen e tij. Kuqeziu u vleresua per dy aksione mjaft te bukura vetem 120 sekonda pas fillimit te lojes dhe kur kronometri tregonte 50 minuta. Edhe pse luan te Paderborni vetem ne forme huazimi nga Augsburgu Kapllani eshte shfaqur mjaft i lumtur per fitoren e pare te skuadres ne Bundesligen 2 gjermane. Ky ishte nje rezultat qe e gjithe skuadra e kerkoi dhe e meritoi me lojen e saj. Jam i lumtur per keto tri pike deklaroi 27-vjecari. Treguam guxim ne pjesen e dyte dhe mendoj se skuadra ka potencial per te bere gjera te mira. Luajta vetem 79 minuta per shkak te lodhjes ne impenjimin me Kombetaren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›