Përfitimi nga statusi invalid, CEZ: Dokumentat deri në 15 mars

Të gjithë personat të cilët kanë përfituar statusin e invalidit duhet të paraqesin dokumentat pranë Cez Shpërndarje brenda datës 15 mars 2012 për të përfituar subvencionin e energjisë elektrike ose në të kundërt nuk do të përfitojnë. Ky njoftim bëhet i ditur nga kompania Cez Shpërndarje, sipas së cilës personat që kanë përfituar tashmë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik ose statusin e të verbërit duhet të paraqesin dokumentat brenda kësaj date, në mënyrë që të përfitojnë sipas parashikimeve që janë në ligj. Kështu bazuar në ligjin 8626 “Për statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik” si dhe në udhëzimin e ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ,ministrisë së Shëndetësisë ,si dhe Ministrisë së Punës “Për përfitimin e pagesës së energjisë elektrike të personave me aftësi të kufizuar” këta persona duhet të paraqesin këto dokumenta.
1.Fotokopja e noterizuar e Librezës së Invaliditetit të lëshuar nga organet kompetente shtetërore, fotokopje e noterizuar e kartës së identitetit të personit me aftësi të kufizuar që gëzon statusin e invalidit të invalididitetit paraplegjik dhe tretaplegjik ose statusin e të verbërit.
2.Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
3.Kur kontarata e energjisë elektrike është në emër të një pjesëtari të familjes së personit që gëzon statusin e invalidit paraplegjik,tetraplegjik ose statusin e të verbërit ,si baba,nënë,ose fëmijë duhet që të depozitohet edhe certifikata familjare që provon lidhjen familjare me personin me aftësi të kufizuar me personin në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike.
4.Në rastin kur personi që ka fituar statusin e invalidit banon në një banesë më qera përvec dokumentacionit të mësipërm duhet që të pareqesë edhe kontratën e lidhur me qiradhënësin.
5.Nëse dokumentacioni i mësipërm nuk realizohet brenda afatit të përcaktuar Shoqëria CEZ Shpërndarje nuk do të aplikojë më subvencionin në faturat e energjisë për muajt pasardhës.