Karzai takim me talebanët

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është takuar në Pakistan me Maulana Hakun, klerikun që ka lidhje me kryengritësit talebanë, të cilët luftojnë kundër Qeverisë afgane.
AP citon Hakun të ketë thënë se do të ndihmojë në “kauzën fisnike” të procesit paqësor, në kohën kur të bëhet e qartë se çfarë do Karzai nga talebanët.
Ndihmësi i një tjetër kleriku të linjës së ashpër islamike, Kazi Husein Ahmad, është takuar po ashtu me udhëheqësin afgan. Mësohet se takimet janë të parat takime publike të një zyrtari afgan me anëtarët e rrjetit taleban në Pakistan.