Perfitoi 4 milione euro denohet me 15 vjet burg

TIRAN- Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet i mjaftuan 12 seanca gjyqesore per tu bindur se i pandehuri Indrit Aliu i cilesuar si super mashtruesi qe perfitoi nga me shume se 10 persona shumen prej 4 milion eurove te deklarohet fajtor dhe te denohet me 15 vite burg.
Por per shkak te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes ne aplikim te gjykimit te shkurtuar te pandehurit i ulet 1/3 e denimit duke i mbetur perfundimisht per te vuajtur 10 vite heqje lirie. Ishte treshja gjykuese e kesaj gjykate e kryesuar nga gjyqtari Albert Mece qe mengjesin e dites se djeshme doli para te pandehurit avokatit mbrojtes prokurorit dhe familjareve duke lexuar vendimin perfundimtar te arsyetuar.
Ky vendim erdhi vetem gjashte dite pasi avokati mbrojtes kerkoi pafajesi per klientin e tij duke i cilesuar mashtrimet e tij si nje marreveshje kontraktuale mes shoqerish dhe jo personit. Gjithashtu edhe vete i pandehuri kerkoi drejtesi dhe pafajesi nga togat e zeza. Nga ana tjeter nje jave para se mbrojtja te jape pretendimet perfundimtare ishte prokurori i ceshtjes Julian Zonja qe kerkoi nga togat e zeza denimin e te pandehurit me 18 vite burg per akuzat e mashtrimit me pasoja te renda ndaj 10 personave te ndryshem.
Sipas vendimit i pandehuri Aliu i ekstraduar nga Greqia vetem pak muaj me pare per nje periudhe disa mujore gjate vitit 2008-09 ka arritur te perfitoje nje shume prej rreth 4 milione euro nga biznesmene te ndryshem kryetare komunash apo edhe menaxhere te kompanive te ndryshme private. I pandehuri Aliu sipas gjykates ka perdorur te njejten skeme mashtrimi duke u hequr si administrator i nje kompanie te madhe ndertimi duke marre keshtu pune nen kontraktuale per ndertimin e rrugeve te ndryshme.
Gjate shqyrtimit gjyqesor u provua se i pandehuri Indrit Aliu ka hartuar kontrata me shoqeri te ndryshme sipermarrese per kryerjen e punimeve te ndryshme ndertimore duke marre pagesa nga keto shoqeri ne formen e sigurimit te kontrates dhe duke mos i likuiduar ato me pas per punimet e kryera. Veprimet e kryera nepermjet genjeshtres ne formen e mesiperme ndaj shtetasve kallezues jane kryer nga i pandehuri me qellim te perfitimit material por edhe nga fakti se ky shtetas pasi ka marre shumat e parave eshte larguar duke mos i kthyer me-thuhet ne vendimin e togave te zeza.
Duke shtuar se kallezimi i pare eshte dorezuar nga nje firme ndertimi e cila e kishte fituar tenderin per kryerjen e rikonstruksionit dhe rehabilitimit te rruges Sinanaj-diga e HEC Kalivac Komuna Lopes Qarku Gjirokaster me vlere kontrate 7 milione euro. Nga kjo firme Aliu perfitoi rreth 500 mije euro ai ka marre nepermjet mashtrimit e presionit se nese nuk paguanin do te prishte kontraten. Me tej ai ka marre nje veture nga kompanite tregtare qe operojne ne vend te cilen nuk e ka paguar dhe kthyer por mendohet se e ka shitur e me pas eshte zhdukur.
Gjithashtu i pandehuri me cilesine e administratorit kishte kontraktuar kryerjen e punimeve ne rruget e fshatit Dishnice te komunes Bulgarec ne Korce me vlere 70 milione leke. Me pas po me ane te ketij administratori Aliu ka nenshkruar kontrata per rikonstruksionin e Bashkise se Librazhdit si dhe per tre rruge te tjera ne Librazhd dhe komunen per rreth saj qe kapnin shifren e 1 milion eurove. I akuzuari me 16 mars 2009 kaloi ne Maqedoni nga Qafe-Thana per te perfunduar me pas ne Greqi prej nga ku u ekstradua pas arrestimit te tij.