Takim homazh per Hysen Hakanin
AQSHF zhvillon neser ora 12.00 takimin homazh per nder te regjisorit Hysen Hakani i cili u nda nga jeta pak jave me pare. Kolege familjare miq kujtojne edhe nje here regjisorin autor i rreth 30 filmave artistike dhe dokumentare mes te cileve Femijet e saj Debatik Toka jone Njesi gueril Ndergjegjja Plaku dhe hasmi etj.
Hysen Hakani u lind ne 28 korrik 1932. Studimet e larta i kreu ne BS ku u diplomua per regjisor me 1957. Nga ky vit u emerua ne Kinostudio ku realizoi shume filma artistike kronika e dokumentare. Nderroi jete me 7 shkurt ne moshen 79-vjecare por do te kujtohet e do te mbahet mend si regjisori i pare i filmit shqiptar.