Aurelia Terrusi Viktime apo dashuria italiane e Diktatorit
Rrefimi Aldo Renato Terrusi
Sekonda pershkrimi per Enverin Djale i bukur shume simpatik me nje karakter te ashper
Dje po bente nje hap pas Aldo Renato Terrusi pse u ndodh ne Shqiperi ne vitin 1993 Njihte vetem pjesen e pare te historise ate te vitit lsquo45 kur familja e tij bankieri Giuseppe Terrusi ishte vendosur ne Shqiperi si drejtor banke bashke me xhaxhain e tij lojtar i skuadres se futbollit te kombetares. Deri ketu cdo gje i duket fantastike. Por i mungonte gjithe historia. Pse i ati u denua ne burgun famekeq te Burrelit si vdiq Ku ndodhej trupi i tij i pajete Dicka me mungonte brenda meje me dukej dicka e turbullt doja te kuptoja te verteten sepse historia me mbetej si pergjysme ka treguar dje Terrusi i ri tashme 50-vjecar per te kuptuar me shume cfare ka ndodhur kater dekada me pare. Nje shtyse qe e coi te shkruante librin Kthim ne vendin e Shqiponjave te pranuar si ditar njohjeje.
Ne paranteze pse mberriti te ky liber njoftojme historine Giuseppe Terrusi drejtor i bankes italo-shqiptare ne Vlore e denojne papritur duke perfunduar ne burg me firmen e diktatorit. I biri Aldo Terrusi ka rrefyer dhe here te tjera ne media kete histori ashtu si ne liber se nena e tij Aurelia kishte njohur Enver Hoxhen qe ate kohe jetonte ne Gjirokaster. Enveri ishte dashuruar me nenen e tij dhe donte te fejohej me te me cdo kusht. Nena ime kishte pranuar miqesine me te por jo fejesen do shprehej Terrusi. Pas kthimit te Enverit nga nje prej udhetimeve te tij nga Parisi miqesia u nderpre. Aurelia u fejua ne Gjirokaster e u martua me babain e Aldos Giuseppe Terrusin me 1936. Nga kjo martese Enveri eshte ndjere mjaft keq duke premtuar se do te hakmerrej. Sapo iu dha mundesia si Komandat dhe ne rrethana lufte e dergoi ne burg babane tim Giuseppe qe ne ate moment me 1945 ishte drejtor i Bankes Italo-Shqiptare te Vlores me akuzen se kishte vjedhur parate e popullit shqiptar. Jo personalisht por permes veprimeve bankare. Ishin te gjitha akuza false per te cilat nuk u gjenden deshmitare te besueshem. Absurdi qe ka ndeshur Aldo Terrusi se si regjimi ekzekutonte qofte dhe me nje deshmitar te vetem madje te rreme.
Prezenca e tij dje ne Tirane kishte nje arsye tani prej deshmitari. Pervecse udhetimin te tij neper Shqiperi ne kerkim te origjines dhe historise se tij personale Aldo Terrusi ishte femije 4 vjecar kur regjimi i Enver Hoxhes i degdisi te atin ne burgun e Burrelit ku vdiq pa mundur te shohe per here te fundit te birin dhe te shoqen.
Takimi me Terrusin njohja me librin e tij u mundesua nga Instituti Italian i Kultures ne bashkepunim me Institutin e Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Krahasuar me eksperiencen e lsquo93 kur erdhi per here te pare ne Shqiperi ku peripecite e kane ndjekur deri me lsquo96-n kur heshti se kerkuari historine e tij tani Terrusi thote se ka pasur nje mbeshtetje te madhe nga Instituti i Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit- arsyeja Ka mbetur i habitur per nje logjike politike te gjithe procesit per zbardhjen e krimeve komuniste duke treguar se nga ky institucion ka gjetur dokumente ne lidhje me procesin e babait te tij ato te vitit 45.
Ne kete kauze te njohjes fjala e akademikut Kolec Topalli dok. Pjeter Pepa dhe drejtorit te ISKPK-se Agron Tufa jo vetem ishin perpjekje per zbardhje te historise dhe afrimit real me te verteten por dhe kujtese cfare i kushtoi historise se shqiptareve diktatura ...nje gjarper i tille i rrezikshem si Enver Hoxha do ti kushtonte turpin shqiptareve edhe martirin italian te burgut famekeq te Burrelit Giuseppe Terrusi i cili vdiq me 2 mars 1952. Diktatoret kujtojne se e bejne ata historine por historia ben veten. Ne nuk kemi cfare te bejme gje tjeter vecse ta shkruajme ate drejte e si duhet tha Pjeter Pepa ne fjalen e tij.
Ne plotesimin e historise deshmia e sjelle nga folesit i referohej bashkevuajtesit Petrit Velaj nga Vlora i cili kishte deshmuar se si vdiq Giuseppe Terrusi tashme e pranuar si fakt dhe vendndodhje per varrin e martirit italian Detyrimi i varrimit me takoi mua dhe tre te burgosurve te tjere. Ndoshta pse ishim me te rinjte apo sepse ishim me te keqijte. Mbeshtollem kufomen me nje carcaf hapem nje grope rreze nje qershie... ishin ditet e para te marsit. Ishte bryme vendi shume i ftohte. Ishte nje terren shume i forte gur ndaj patem shume zor ta hapnim ate. Duart na ishin ngrire. Ndersa pritnim kete bryme rojet na tallnin e na fyenin duke na thene se se shpejti ajo grope na priste edhe ne. Rojet sot nuk jane me por une jam ende gjalle. Dy rojet e atehershem ju them me siguri u vrane gjate hetimit te Enver Hoxhes por vrasesit nuk u gjenden kurre
Terrusi ka thene dje se nuk ka pasur asnjehere ndonje synim per te shkruar nje liber. Per ate cfare kam shkruar ketu si e zeza mbi te bardhe ishte thjesht nje ditar. Kisha te nevojshme te vendosja te zezen mbi te bardhe ate cfare memoria ime dhe ajo e familjes nuk po arrinte ti mbanim te gjalle ashtu sic duhej ne mendjen tone. Atehere mendova qe eshte shume mire ti shkruaj. Humbja e nenes dhe xhaxhait me cuan tek mendimi se mbeta vetem une hallka e vetme e zinxhirit i cili mund te bente te mundur transmetimin e asaj cfare ka ndodhur te historise.
Kur u thyen kufijte me lsquo91-lsquo93 Terrusi tregon se atehere vendosi te vinte ne Shqiperi. Bashke me xhaxhain e tij per te takuar ish koleget e skuadres se lsquo46-s.
Atehere me lindi deshira qe te prekja me duart e mia e te shihja me syte e mi aty ku kishte jetuar familja ime ku kishin qendruar e perjetuar momentet e jetes. U vendosa ne kontakt me dy persona deshmitar qe ata kishin qene ne burg si zotin Petrit Velaj dhe Engjell Kokoshi duke mesuar direkt nga ata cfare kishte ndodhur.
Ne nje peshore emocionesh nga dallim nga historia e 49-s Terrusi sjell atmosferen e gjetur me 93 takimimiqesia lotet e gezimit te xhaxhait te tij Giacomo Pozeli kur ka takuar koleget shqiptare. Kam mbetur i shtangur nga kjo miqesi e madhe qe me ka treguar xhaxhai im. Nje gje shume e bukur te gjithe keta megjithese ishin te moshuar vendosen qe te shkonin nje dite ne stadiumin Qemal Stafa dhe te benin nje loje futbolli. E keqja erdhi me vone ata mezi qendronin ne kembe pas kesaj loje te vogel. Ne fakt pas disa diteve u mblodh Komiteti Olimpik dhe i shpalli keta zoterinj heronj. Ishte nje medalje qe ja kishin mohuar atyre dhe iu dha ate dite. Udhetimi vazhdoi ne Vlore duke treguar se sa eshte suprimuar kur ka pare banken e Vlores me te njejtin imazh qe e ka pare vite perpara. Emocione tjeter i vecante ka qene kur kam hyre ne dhomen ku nena ime me ka lindur. Mund ta kuptoni vete se ka qene i papershkrueshem emocioni. Qellimi im ishte te verifikoja cfare i kishte ndodhur babait tim dhe per kete arsye ne shkuam edhe ne Burrel. Para se te shkoja ne Burrel pata mundesine e deshmise se zotit Velaj qe me kishte treguar se ne momentin e vdekjes se babait kishte qene pikerisht ai i cili e kishte varrosur. Dhe me tregoi per torturat qe kishin pesuar ka folur ne anen tjeter te deshmise Terrusi.
Ka njohur nga afer te verteten ka marre deshmite te hedhura ne liber deri ne rrefimet per dhomen e burgut si ushqeheshin e torturoheshin njekohesisht deri ne vdekje. Ka shkuar ne qeline ku sipas deshmise ka vdekur i ati dhe vendin ku mund te ishte varrosur ku eshte njohur me rrefimin e tmerrshem te z. Kokoshi cfare ai kishte pesuar edhe mbi trupin e tij ...Rriheshim ne qender te nje qelie e cila dhe kjo qeli ndodhej ne mes te gjithe burgut. Kjo gje ndodhte naten. Ne menyre qe te gjithe te burgosurit te degjonin thirrmat e atyre qe rriheshin. Ata qe ishin te paret - pas rrahjes qe i beheshin - i vendosnin brenda nje bidoni benzine te lidhur duke i lene jashte burgut. Kur ishte dimer keta njerez kur shkonin ne mengjes i gjenin krejt te ngrire...
Keto gjera na ka emocionuar te gjitheve gjate tregimit te tij thote Terrusi duke riperseritur edhe njehere deshmine se si eshte varrosur i ati te rrefyer nga bashkevuajtesi i tij nga Vlora. Me kete histori eshte perpjekur ne nje rikthim me 96-n Terrusi por eshte kthyer mbrapsht per trazirat qe ndodhen ne Shqiperine e atij viti. Vazhdon ta ndjeke kjo brenge nderkohe qe Pjeter Pepa e ka vleresuar martir Giuseppe Terrusin per ta nderuar e dhene vendin qe i takon historine e martireve te denuar e pushkatuar nga regjimi diktatorial. Dhe si arsye e ketij nderimi vazhdon kerkimi i eshtrave te Terrusit edhe pas daljes se librit dhe ku duket se historia mbyllet ketu.
Megjithate rikthimi te Terrusi i ri tani lidhet me kujtimet me cfare ka mbetur dhe nga nena e tij dime qe jane grisur te gjitha fustanet e vetmja gje qe ajo ka ruajtur ishte nje liber. Nuk behet fjale per letra dashurie me Enver Hoxhen. Nga nena ime kam arritur te marr nje pershkrim per Enverin vetem per disa sekonda. Ishte nje djale i bukur shume simpatik por me nje karakter shume te forte. Keto jane fjalet qe ka thene. Komentet jane vetem per kohen kur ajo qendroi ne Shqiperi. Ajo e mbylli jeten duke thene jo nuk dua te takoj asnje.
Aurelia nuk u martua asnjehere pas vdekjes te te shoqit ne burgun e Burrelit. Ishte nje grua shume e bukur dhe ka pasur shume kerkesa. Por dashuria e saj per babain ka qene absolute. Nuk mund ta imagjinonte te dashuronte dike tjeter. Ishte absolute si dashuri. Ka qene ideale per te e mbyll kujtimin e nenes se tij Aldo te cilen diktatori e shnderroi ne viktimen e tij bashke me kaluaren e familjes Terrusi.
Cila ishte arsyeja e vertete e burgosjes se Giuseppe Terrusit...Ishte viti 1993 kur autori i librit i shoqeruar nga daja Giacomo Pozeli lojtari i njohur i kombetares shqiptare po kthehej ne Shqiperi pas shume vitesh me nje qellim te vetem te gjente eshtrat e babait vdekur ne burgun famekeq te Burrelit.
Dhe vinin pas nje lufte te gjate qe ka shkaterruar gjithcka sikur po shkelnin ne nje vend fantazmash ku gjithcka ishte ndryshe nga bota e qyteteruar dhe gjeja i pare qe i bejne pershtypje ishin bunkeret. Pamje apokaliptike sikur vendi kishte mbetur ne gjendjen e luftes si para 50 vjetesh te shperndare anembane tokes shqiptare ato ishin shpresa me absurde e nje pushteti qe donte me cdo kusht ekzistencen e vet kunder nje lufte imagjinare te shpikur te sendertuar vetem ne mendjet e semura dhe diabolike te udheheqjes largpamese duke mbjelle me to kodra fusha e brigjet e detit a thua se toka jone kishte nevoje vec per beton e hekura.
Rruga nga Rinasi ne Tirane eshte demonstrim me i qarte i varferimit te tejskajshem te popullit. Deshmise tronditese te nje jete te kaluar ne minimumin jetik aq sa i duhej per te mbajtur frymen gjalle nje vend i shkaterruar me gjysma ndertimesh sikur kishte dale nga nje lufte e gjate. Por ne qendren e qytetit autori gjen momentet e krenarise popullore permendoren e Gjergj Kastriotit simbol i qendreses per te mbrojtur trojet dhe identitetin. Nje mesim i mire dhe per ditet e sotme
Akti i pare zhvillohet te Dajti hoteli ku thuren gezime e festa plane e kurthe politike. Pritjet e mbretit te shqiptareve dhe konteshen Geraldina vizita e ministrit te jashtem ne periudhen e pushtimit fashist takimet e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes me vrasesit e paguar piratet arrogante gjermane e komisaret politike planet e thurura te emisareve intrigante te Moskes se fundi sherbimet jugosllave. Keto jane tregime qe ndodhin ne kete ndertese dikur qendra e Tiranes.
Dhe kudo qe shkon e ndjek si nje fantazme per vdekje hija e diktatorit. Ajo shfaqet mbi piramiden e kryeqytetit dhe sherbente si mauzole i fundit te tij. I shfaqet ne vendlindjen e tij atje ku banoi per nje fare kohe familja Terrusi duke i lidhur me shume shpjegime te kaluara per me shume se gjysme shekulli. E sotmja dhe kaluara nostalgjia dhe trishtimigezimi e dhimbja vitet 90 e vitet 30 e verteta e diteve te demokracise dhe parullat mashtruese te diktatorit- te gjitha keto shpalosen permes kujtimeve te paharruara.
Nje perqafim i pafund dhe lot gezimi - ky eshte takimi i pare i Giacomo Pozelit me mikun e tij te vjeter te skuadres sone kombetare Xhavit Demneri historia e familjes se tij eshte ajo e nje shqiptari ne regjimin komunist si konfiskua hoteli dhe te gjitha pasurite e tjera e bashke me familjen u gjend ne varferi te plote.
Dhe episodet ndjekin njeri tjetrin. Shpaloset e kaluara e hidhur. Pozeli vjen ne Tirane ndersa Giuseppe ka rene ne burg bashke me gjithe drejtuesit e bankes italiane me akuza absurde. Nje spirale qe hapet per te nxjerre nga burgu Renaton deshton. Shpresa me ministrin e ekonomise Nako Spiro me te cilin ishte njohur ne shkolle shuhet me te ashtuquajturen vetevrasje te tij dhe prape hija e diktatorit. Ishte komunist po nuk u pelqente aspak Enveri shkruan autori vete. Po cila ishte arsyeja e vertete e burgosjes se Giuseppe Terrusit Duhet te kthehemi disa vite mbrapa ne vitet 30 kur familja e tij u vendos ne qytetin jugor te Gjirokastres ku kishte ardhur vala e emigracionit bashke me disa familje te tjera italiane nder te cilat edhe ajo e Aurelias nenes se autorit. Ajo ishte ne moshen 16-vjecare. Nje vajze me bukuri te rralle elegante inteligjente dhe me nje edukate te persosur qe e kishte marre nga familja e saj fisnike dhe ne shkolle nga motrat franceze. Ishte krejt e vecante nga vajzat e tjera te qytetit bukuria e saj sjellja e cdo gje tjeter terhiqnin vemendjen e te rinjve sa secili deshironte te kishte nje shikim nje buzeqeshje nje fjale te embel prej saj.
Kjo bukuri terhoqi vemendjen e nje skifteri paranojak e pervers qe mbante emrin Enver Hoxha.
Duke perfituar nga fqinjesia e miqesia e prinderve ai u perpoq ne te gjitha menyrat te krijonte marredhenie me vajzen e brishte por edukata dhe botekuptimi i saj nuk mund te pajtohen me prepotencen dhe frymen dhunuese te ketij te riu i cili pasi deshtoi me tentativat e tij per ta bere publike u detyrua te largohej pergjithmone prej saj. Por jo pa premtimin e hakmarrjes.
Dhe hakmarrja erdhi disa vite me vone kur bashkeshortin e Aurelias Giuseppe Terrusin e arrestuan per te mbajtur te mbyllur ne ferrin shqiptar deri diten qe vdiq nga uria torturat semundjet.
Eumlshte historia qe perseritet me vone me Sabiha Kasimatin te pushkatuar me 21 te tjere me rastin e hedhjes se bombes ne Ambasaden Sovjetike eshte historia me Musine Kokalarin shkrimtaren dhe vajzen e zgjuar qe vdiq ne internim... te gjitha viktima te Diktatorit.
Dhe burgimi i perjetshem e perpiu Giuseppen ai i kishte pasur te gjitha mundesite te largohej nga murtaja komuniste por po pushtonte vendin tone madje nje urdher largimi i erdhi per tu larguar ne Itali por ai vendosi te mos braktiste nepunesit dhe miqte e tij te bankes.
Prandaj qendroi pa e ditur se ctragjedi po pergatitej per te per familjen per miqte e tij dhe per te gjithe shqiptaret.
Per shumicen derrmuese po fillonte nje kalvar i gjate - thote autori. Sipas nje akordi ndermjet bankes dhe qeverise shqiptare nje pjese e nepunesve duhet te ishin me nenshtetesine shqiptare dhe ndodhi organizimi i ngjarjes e arrestimit u vendos pushimi i tij nga puna por jo hajdutet ishin me urdher te diktatorit. Ishte koha e hajduteve te atyre qe iu rrembyen pasurine tregtareve. I masakruan ne burg i denuan i vrane per tu marre gjithcka ne emer te popullit po pyetur per ligje e te drejta njerezore.
Dy muaj pas lindjes se Aldos ne mars te vitit 1945 filloi hakmarrja primitive te atij qe ishte vene ne krye te shtetit policor. Me nje mandat arresti qe mbante firmen e diktatorit Hoxha... i vune prangat drejtorit te saj dhe sic ishte bere zakon pas nje hetuesie te shoqeruar me tortura cnjerezore u zhvillua me dyer te mbyllura nje gjyq komedi pa avokat ku deshmitare ishin vetem dy nepunesit qe ishin caktuar ne ate vend pune nga diktatori dhe kishin bashkepunuar me hajdutet ordinere per vjedhjen e bankes. Asnje nga punonjesit e tjere nuk pranoi shperblimin e prokurorise per te dale deshmitare te rreme ndersa ata qe kerkuan te deshmojne ne favor te Giuseppes nuk u pranuan. Atyre ua mbyllen gojen nen kercenimin e bashkepunimit me armikun. Gjyqi e denoi me dhjete vjet burg.
Takimi i tij i fundit me nusen e shtepise Merin me duar te lidhura Giuseppe i la nen kujdes familjen e sidomos djalin e porsalindur. Ishte si nje testament i fundit dhe nuk e pa me njeri.
U bene shume perpjekje per lirimin ashtu si shume bashkepatriote te tij te cilet u falen disa por Giuseppe jo.
Njehere shkoi ne Komitet Qendror vete Aurelia me shprese se do te takonte dike... xhelati e thirri disa here duke i bere gjithfare propozimesh te papranueshme ne kembim te lirimit te bashkeshortit por prej saj mori vetem pergjigje negative.
Dhe erdhi dita e riatdhesimit. Me ne fund do te niseshin po pa Giuseppen. Ajo iku me shprese se nje dite te vinte dhe i shoqi nga burgjet shqiptare por ajo nuk e pa me kurre as te gjalle e as te vdekur. Nga burgu i Vlores e transferuan ne Burrel atje ku dhe vdiq ne krahet e nje bashkevuajtesi tjeter Petrit Velaj i cili tregon Nje dite para se te vdiste e cuan ne dhomen e caktuar per ata qe ishin ne prag te vdekjes. Vuajti shume nuk mbushej me fryme. Pati nje dhimbje te forte ne gjoks dhe pastaj nga goja i doli nje shtellunge gjaku. Diten tjeter nderroi jete. Ishte 2 mars i vitit 1952. Dhe lajmi i trishte i vjen familjes ne Itali permes nje telegrami me pak fjale te ftohta ashtu sic kishte qene ajo dite marsi.
Ndersa tre te burgosur germonin dheun e ngrire rojet e burgut talleshin me ta duke ju thene se se shpejti do te vinte radha e tyre Dhe bashkevuajtesi vijon Ata rojet kane vdekur kurse une jam ketu
Engjell Kokoshi nje deshmitar tjeter thoshte Burgu i Burrelit ishte me i tmerrshmi. Na jepnin per te ngrene nje here dite nje supe me fasule apo patate dhe nje fete buke te zeze aq sa dhe sot me del gjak nga ulcera. Dritaret ishin pa xhama ne nje vend ku guri ishte shume i ashper. Dhe vijon me tej Kam qene nje mik i vertete per babain tend. Kemi ndare bashke me te kafshaten e bukes dhe vuajtjen isha 21 vjec kur me denuan me vdekje. Per 76 dite me kane mbajtur te lidhur duar e kembe per te me detyruar te denoncoja shoket e mi. Tri here me detyruan te hapja varrin tim perpara nje skuadre pushkatimi por prape nuk u dhashe. Ne burg kishin rene xhaxhai dhe babai. Kur ma kthyen denimin me vdekje ne burgim te perjetshem mora vesh vdekjen e babait dhe dy dite me vone pushkatuan vellain. Tri dite pasi kisha dale nga izolimi me vdiq xhaxhai ne krahet e mi dhe disa dite me vone me vdiq edhe nena nga dhimbja dhe pikellimi.
Ne emer te Institutit te Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ju bej thirrje te mos harrojme burgjet e baballareve vellezerve dhe motrave le te jene kujtesa jone pa te cilen nuk mund te ndertojme te sotmen dhe te ardhmen
Pjese nga fjala e djeshme e Akademikut Kolec Topalli
Giuseppe Terrusi ende pas 50 vjetesh nuk e ka marre ate qe i takonMeqe diktatura ishte e eger e zgjati shume u ngriten ne kembe per te vene emrin ne vend. Erdhen me nder e dinjitet te derdhin djersen ketu te japin me te miren por gjeti nje perbindesh qe jua shperbleu me burgje e pushkatime. Nje gjarper i tille i rrezikshem si Enver Hoxha do ti kushtonte turpin shqiptareve edhe martirin italian te burgut famekeq te Burrelit Giuseppe Terrusi i cili vdiq me 2 mars 1952. Diktatoret kujtojne se e bejne ata historine por historia ben veten. Ne nuk kemi cfare te bejme gje tjeter vecse ta shkruajme ate drejte e si duhet. Kete e provon me se miri libri Kthim ne vendin e shqiponjave qe hedh drite mbi te verteten afro pese dekada pas ngjarjes duke i dhene cfare i takon martirit per padrejtesine e martirizimit te tij por dhe diktatorit per poshtersine e tij.
Ata nuk moren nje shperblim per kontributet e punes se tyre por nje shperblim kaq te keq me shpifje mashtrime tortura e burgosje deri ne jeten e tyre
...Pa dyshim se pjese e sakrifices eshte edhe vete familja gruaja qe ndahet pergjithnje me burrin e saj me femijen e vogel qe rritet jetim me baba te gjalle ne dhe te huaj dhe me pas eshtra te humbura diku prane nje qershie ne nje qytet te huaj e te larget me emrin Burrel.
...Tashme pas 50 vjetesh familja dhe femija i bere burre qe vjen te kerkoje eshtrat e babait kane po aq te drejte te nderohen e te krenohen te marrin sot nje pjese te atij nderimi qe i perket nje babai fisnik martirit te Burrelit e njerezimit. Eumlshte ky moral historik e i perbotshem qe del nga filozofia e ketij libri te thjeshte mjere ata qe kapen mbas interesave shtazore dhe kerkojne me cdo kusht lavdine e rreme lum ata qe linden jetojne punojne e vdesin si njerez te pavdekur. I tille eshte martiri italian qe nderojme sot me botimin e ketij libri te thjeshte por te kendshem. Autori Aldo Renato Terrusi ishte ne moshen 4-vjecare kur i ati u nda nga jeta por e ruajti dhe e mbajti te gjalle permes fotografive e deshmive. Ai behet sot edhe per ne te tjeret percues i nje morali fisnik lum ata qe nderojne e respektojne prinderit e tyre ndersa vjen sot per te mbledhur eshtrat e babait te tij Por Giuseppe Terrusi ende pas 50 vjetesh nuk e ka marre ate qe i takon cdo njeriu te kesaj bote. Ai ende nuk e ka nje varr dhe Aldo vjen ta kujtoje do ti coje nje tufe lule po nuk di ku ti coje.
Te rreza e qershise tashme ka ndryshuar gjithcka. Varri i babait nuk eshte sepse eshtrat e tij ende nuk jane gjetur. Ai nuk ndjen qetesi derisa sa ti gjeje ato. Derisa te kete ate me te shtrenjtin mbas vdekjes per ti cuar tufen e luleve babain dhe pse jo per ti bashkuar tashme edhe pse mbas vdekjes me eshtrat e se emes.
Detyrimi i varrimit me takoi mua dhe tre te burgosurve te tjere. Ndoshta pse ishim me te rinjte apo sepse ishim me te keqijte. Mbeshtollem kufomen me nje carcaf hapem nje grope rreze nje qershie... ishin ditet e para te marsit. Ishte bryme vendi shume i ftohte. Ishte nje terren shume i forte gur ndaj patem shume zor ta hapnim ate. Duart na ishin ngrire. Ndersa pritnim kete bryme rojet na tallnin e na fyenin duke na thene se se shpejti ajo grope na priste edhe ne. Rojet sot nuk jane me por une jam ende gjalle. Dy rojet e atehershem ju them me siguri u vrane gjate hetimit te Enver Hoxhes por vrasesit nuk u gjenden kurre la deshmuar Petrit Velaj bashkevuajtes nga Vlora.
Fragment nga fjala e djeshme e dok. Pjeter Pepes