E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia u heq pensionet shqiptareve

Greqia ka nisur heqjen e pensioneve te akorduara ndaj shqiptareve. Keshtu sic informon agjencia greke e lajmeve ANA Enti Grek i Siguracioneve te Bujqesise OGA u ka hequr pensionet 3.500 homogjeneve. Shpjegimi qe kane dhen zyrtaret grek ka qene se keta persona nuk kishin pergatitur dokumentacionin e duhur per te marre pensioni keshtu kane humbur te drejten per te perfituar pension nga Greqia. Lajmin e beri te ditur vete ministri i Punes dhe Sigurimeve Shoqerore Jorgos Kutrumanis nepermjet nje shkrese drejtuar deputetit te LAOS Thanasis Plevris njofton agjencia e lajmeve greke AMNA. Ministri ben me dije se ne kuader te zbatimit te menyres se re te pageses se pensioneve nepermjet llogarive bankare u krye regjistrimi dhe verifikimi i te gjithe pensionisteve qe perfitojne pension nga OGA-ja me vlere 360 euro dhe kane lindur ne Shqiperi. Ne kuader te verifikimit u kerkuan per kete kategori pensionistesh dokumente te reja sic eshte leternjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike si dhe certifikata lindjeje dhe gjendjeje familjare - thuhet ne shkresen e ministrit e cila sqaron Deri me sot. Sipas te dhenave qe ka kompjuterizuar OGA-ja u depozituan dokumente nga 17.130 persona pensioniste homogjene nga Shqiperia. Nga keta ne 3.500 raste u krye nderprerja e dhenies se pensionit pasi nuk dorezuan dokumentet e kerkuara brenda afateve ligjore.

Konflikti

Deputeti i LAOS-it ne pyetjen e tij u referohej sic thoshte denoncimeve sipas te cilave emigrante klandestine perfitonin ne menyre te parregullt pension nga OGA-ja madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish te huaj qe sipas tij merrnin pension pa plotesuar kushtet.

Ministri i Punes ne pergjigjen e tij garanton se asnjeri prej emrave te permendur nga deputeti nuk perfiton ne menyre te paligjshme pension nga Enti i Sigurimeve Shoqerore te Bujqesise OGA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›