Gjendet i shkrumbuar në makinë oficeri i SHISH
26/10/2011 I çoi të birit një mesazh lamtumire, dyshime për vetëvrasje. Policia: Hetime në disa pista
DURRËS- Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i SHISH-it, Isa Çopa. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur dje pas mesnate rreth orës 03:00, në plazhin e Currilave në Durrës. Sipas bluve të qytetit bregdetar, automjeti tip Opel Corsa i Çopës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur. Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici. Policia e ka lokalizuar më pas, duke gjurmuar sinjalet e telefonit të tij. Policia fillimisht dyshoi se Çopa mund të ishte vetëvrarë. Këto dyshime i përforcoi edhe një mesazh tekst që i ka dërguar të birit në telefon, por gjetja e një të çarë në makinën e tij, hedh dyshim tek e shtëna me armë. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë pistolete. Siç deklaron policia, ai njihet si një person që nuk ka pasur konflikte. Trupi pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Mesazh të birit
Para vdekjes ai i ka dërguar një mesazh në celular djalit të tij ku shkruante: “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Ky mesazh tekst ka mbërritur në telefonin e të birit në orën 18: 30 të ditës së djeshme, e më pas oficeri i SHISH-it ka fikur telefonin. Familjarët janë alarmuar pas mesnate, kur Isai nuk po kthehej në shtëpi dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila e gjeti 49-vjeçarin të karbonizuar në makinën e tij.
Hetimet
Policia e Durrësit mendon se Isa Coba është vetëvrarë dhe kjo është pista janë përqendruar hetimet. “Në orën 00:30 në vendin e quajtur ish-reparti ushtarak në Currila u konstatua një automjet tip Opel Corsa, ngjyrë vishnje me targa të Tiranës në gjendje të djegur, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Isa Coba. Nga këqyrja rezultoi se mjeti ishte i djegur tërësisht, Brenda tij u gjetën gjithashtu në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, një pistoletë makarov që rezultoi të jetë arma e tij si dhe një gëzhojë. Rreth orës 16:30 ka shkuar në banesën e motrës së tij ku ka marrë një bidon plastik 5 litërsh që mendohet se ka transportuar me të lëndën djegëse që shërbeu më pas prej tij. Rreth orës 18:30 ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat, por pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes. Edhe pista e vrasjes është një ndër pistat në të cilat hetohet”, tha dje në mesditë zëdhënësja e policisë së Durrësit rreth kësaj ngjarjeje.