Shpata damaskine dhe tre të tjera, pjesë të fondit etnografik
27/10/2011 Frederik Stamati
Janë objekte etnografike, të cilat do të ekspozohen në Pavijonin e Etnografisë pranë Muzeut Historik Kombëtar, që pritet të hapet së shpejti.
Puna për ruajtjen dhe restaurimin e tyre ka pak kohë që ka filluar dhe për të janë angazhuar specialistë të konservimit dhe restaurimit të laboratorit të konservimit dhe Arkeometrisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Projekti i drejtuar nga restauratori Frederik Stamati dhe i mbështetur nga UNDP (United Nations of Development Programe) është duke punuar për trajtimin konservues, restaurues të këtyre objekteve etnografike. Fillimisht u mbarua punë me tavanin e Rulëve nga Berati, Trapazanin e Kazazëve nga Shkodra, të dyja të shekullit XIX, disa kangjella dhe dyer hekuri të viteve 1930 të marra nga Korça dhe tani është duke u punuar për trajtimin e armëve të ftohta që do të paraqiten në këtë pavijon pranë MHK-së.
Specialisti Stamati shpjegon se fillimisht puna ka filluar me katër jataganë mes të cilëve dallojnë dy objekte të veçanta.
“Jatagani është një tip shpate, i cili bënte pjesë në armatimin e trupave jeniçere. Nga jeniçerët u fut në Ballkan dhe nga Ballkani mori emrin e pastaj ky emër u shpërnda në Evropë. Vetë fjala jatagan vjen nga turqishtja dhe tregon për diçka të drejtë që ka shumë hapësira, se vetë jatagani është një shpatë e drejtë”, vëren Stamati, ndërsa vijon se në këto katër shpata të marra nën mbikëqyrje prej tyre, më interesantja është identifikimi i një shpate damaskine me dorezën prej argjendi të larë me ar dhe këllëfin prej argjendi të larë në ar, të dyja të ruajtura në një gjendje shumë të mirë. “Tehu vetë, i cili është damaskin është i ndryshkur dhe brenda vende-vende ka ngelur i pandryshkur dhe atje dallohet struktura damaskine”, vazhdon Stamati.
Kjo është shpata e 18-të damaskine që identifikohet në Shqipëri. Trembëdhjetë prej tyre ndodhen në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, tre të tjera janë sjellë nga familja mbretërore e Zogut dhe një tjetër gjendet në koleksionin privat të Artan Lames. Siç komenton restauratori Stamati, këto shpata janë të rralla dhe kanë një vlerë shumë të madhe. Sipas shënimeve të udhëtarëve që kanë kaluar në Siri nga mesi i shekullit XIX, nëse një shpatë e zakonshme shitej katër franga, një shpatë damaskine shitej 600 herë më tepër. Sot, në tregun e ankandeve në Londër, vlera e këtyre lloj shpatave shkon deri në dyqind mijë paund. Sipas Stamatit, në këtë linjë arsyetimi, vlera reale e kësaj shpate mund të jetë 32-33 milionë lekë, pra, shumë e kushtueshme. “Kjo ishte një mjeshtri, e cila nuk njihej në Turqi, por e kishte origjinën nga Lindja: India, Kina, persët etj. dhe është plotësisht e mundur që pjesa e tehut të mos jetë prodhim turk, por të jetë ndoshta nga Persia. Ndërsa dekoracionet janë të zakonshme, që gjenden edhe në shpatat e tjera që ruhen në fondet etnografike”, nënvizon Stamati. Deri tani nga specialistët restaurues është trajtuar doreza dhe këllëfi, por do të fillojë puna edhe për trajtimin e tehut që sipas restauruesit Stamati, do të jetë një punë e gjatë, shumë e kujdesshme, “sepse çdo sforcim, çdo ngutje çon në prishjen e strukturës damaskine e cila është shumë delikate”.
Një tjetër shpatë interesante që doli në këtë grup prej katër shpatash është një jatagan me dorezën prej argjendi, që ka një kërtriç prej argjendi në të cilën bie në sy viti i prodhimit që po ta llogarisësh me vitet e sotme mund të themi se kjo shpatë është prodhuar në vitet 1813. “Të katër jataganët që kemi këtu janë prodhime nga fundi shekullit XVIII, fillimi shek. XIX”, thekson Stamati, ndërsa shpjegon se pas përfundimit të punës me katër jataganë do të filloj puna restauruese dhe me objekte të tjerë. “Mbështetja është dhënë nga UNDP dhe në projekt kishim parashikuar që do të bënim vetëm një pastrim sipërfaqësor duke e lënë brendinë të bëhej më vonë nga ana e Muzeut Historik. Por kur pamë se çfarë objektesh me vlerë dolën brenda tyre nuk kishim si t’i linim pa i trajtuar siç duhet. Është një punë e zorshme që bëhet për të paraqitur dhe ekspozuar të gjithë vlerat që përmban një shpatë, jo vetëm në sipërfaqe, jo vetëm në lëkurë, por edhe në brendësi të saj. Nga kjo pikëpamje është e arsyeshme që të na jepet një mbështetje më e gjerë nga UNDP që restaurimi të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm”, thotë ai. Pas këtyre shpatave do të fillojë puna me armët e zjarrit që sipas restauratorit do të kenë më tepër punë sesa shpatat, pasi janë më të komplikuara. Ai kërkon të vërejë se niveli i punës që po kryhet është po ai që është arritur në Laboratorin e Konservimit dhe të Arkeometrisë pranë QSA-së. “Nuk po lemë asgjë mangët për të ruajtur atë nivel pune dhe atë paraqitje dinjitoze të këtyre armëve në muze. Duhet thënë që këta jataganë nuk janë luftarakë, por janë armë luksi që përdoreshin në ceremoni apo të varura në mur dhe në literaturë thuhet se këto lloj armësh të krijuara me ar e gjëra të këtij lloji, janë të bëra që mjeshtri që i krijonte të kishte mundësi të tregonte atë çfarë ishte në gjendje të bënte. Shpatat damaskine janë mbajtur nga kuadro të lartë ushtarakë, pasi nuk mund të bliheshin nga kushdo, pasi kushtonin rreth 2400 franga”, vijon më tej Stamati, i cili bashkë me grupin e tij të punës është vendosur momentalisht në laboratorin e Muzeut Historik Kombëtar, një laborator modest me dy dhoma.
Kjo zhvendosje erdhi pas largimit nga shtëpia e Toptanëve ku ka qenë vendosur më parë Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisë. “Pa shtëpi”, LKA-ja më në fund duket se do të ketë një hapësirë të vetën të qetë në pranë Institutit të Monumenteve në Kinostudio.
Restauratori Stamati, në pozicionin e shefit të LKA-së, shpjegon se janë bërë disa projekte për vendosjen e laboratorit, si ai ndërtimor, ai i ujit etj. dhe janë marrë në shqyrtim për t’u zgjidhur një sërë çështjesh arkeologjike, por ka ende shumë për të bërë para se të vihet në punë ai laborator.
Blerina Goce