E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perforcimet ne veri Ivanovic KFOR te terhiqet

KFOR shton praninë e trupave në veri të Kosovës, vetëm një ditë pas incidentit në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës ku mbetën 20 të plagosur. Ndërsa serbët vazhdojnë të ruajnë barrikadat e ngrituara, KFOR paralajmëron se do të përdorë forcën për të mbrojtur trupat e saj në rast nevoje. Ndërkaq, duke folur nga Mitrovica, ministri serb për Kosovën Oliver Ivanoviç, deklaroi se patrullimi i rrugëve është një detyre e policisë dhe jo e KFOR, që sipas tij nuk ka mjaftueshem burime apo fuqi  për të kontrolluar lëvizjen e njerëzve në kufi.

“Incidenti i djeshëm mes KFOR dhe protestuesve paqësorë është diçka për t’u harruar. Shpresoj që KFOR të vendosë komunikimin e rregullt me liderët lokalë, me kryebashkiakun, për të qetësuar situatën dhe përgatitur kështu terrenin për negociata. Megjithatë më duhet të them se KFOR nuk duhet të kontrollojë qytetarët që nuk kanë armë, të cilët kryesisht janë punëtorë të thjeshtë, që jetojnë në pjesën tjetër të Serbisë, ose edhe në Kosovë, por që punojnë në Serbi. Ata duhet ta kalojnë kufirin dhe KFOR nuk është atje për të kontrolluar ata. Policia ndërkombëtare nuk duhet ta bëjë këtë, por vetëm ta deklarojë, dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Ivanoviç.

KFOR ndërmori një ditë më parë një operacion për largimin e disa barrikadave në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, por hasi në rezistencën e serbëve lokalë, të cilët qëlluan me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it duke shtyrë paqeruajtësit të reagojnë në vetëmbrojtje.

Elona Mamushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›