Garanci per propozimet Gjiknuri KQZ te ndahet nga politika

Të mandatuarit e partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për refomën zgjedhore janë duke negociuar për modalitetit e funksionimit të komisionit parlamentar që do të funksionojë për këtë çështje. Ende nuk është arritur në një dokument përfundimtar, pasi siç shprehet i mandatuari socialist Damian Gjiknuri, më shumë sesa tek propozimet për reformimin e kodit ka vështirësi tek modalitetet funksionimit të komisionit.
Në një intervistë për “Albanian Screen”, ai thotë se komisioni do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues të partive parlamentare, por nuk do të mbeten jashtë propozimet e partive të tjera dhe shoqërisë civile. Ndërsa duket se palët kanë rënë dakord që çdo propozim të vlerësohet nga ekspertët e OSBE-ODIHR, zoti Gjiknuri thotë se partia Socialiste, si më e dëmtuara nga proceset e fundit zgjedhore kërkon garanci që propozimet e saj do të merren në konsideratë.
“Presim që të bëjmë një dokument të përbashkët, modalitete të përbashkëta për mënyrën se si do të funsksionojë KQZ dhe për të respektuar disa nga të drejtat që duhet të ketë opozita me këtë mjedis të ri, të ndryshuar politik, aq më tepër që kemi dy palë zgjedhje, ku qeveria ka qenë ajo që është identifikuar si me probleme me sjelljen e saj për zgjedhjet”, tha Gjiknuri.
Mund të konsultohen shume modele për rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë deputeti socialist, por një gjë ai e thotë me siguri, që ky institucion duhet të ndahet nga politika.
“Ka modele të ndryshme, shtete të tjera kanë eksperienca nga më të ndryshmet. Shqipëria ka një eksperiencë. Duhen parë të gjitha këto dhe duhen diskutuar kur të vijë momenti i duhur. Nuk mund të them paraprakisht kush është modeli më i mirë, por një gjë është e rëndësishme: KQZ duhet të dalë jashtë kthetrave të politikës ndryshe ai do të jetë një kërcënim i mjaftueshëm”, u shpreh ai.
Sipas Damian Gjiknurit nëse ka vullnet për sistemin zgjedhor mund të preket dhe kushtetuta por ai thekson se ai mund të ndryshohet edhe brenda kuadrit kushtetues aktual.
“Ka teori që mbase edhe brenda këtij kuadri kushtetues edhe mund të ketë hapësira, gjithësesi unë them se nëse ia vlen, nëse do të bien dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor, mund të preket edhe kushtetuta. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Kushtetuta u prek edhe rradhën e parë kur erdhi puna te sistemi zgjedhor”, theksoi Gjiknuri.
Pas një kohë të gjatë të ngërçit politik mes palëve, duket se reforma zgjedhore, është çështja e parë ku palët po shfaqin vullnet për të bashkëpunuar. Së pari ishte partia Socialiste që mandatoi Damian Gjiknurin dhe Vasilika Hysin për reformën dhe më pas Partia Demokratike caktoi dy përfaqësuesit e saj Viktor Gumi dhe Oerd Bylykbashi.
Taulanta Boja