E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedhin takimet

Hashim Thaçi dhe Boris Tadic janë takuar dy herë në pesë vitet e fundit. Një herë në Greqi, e një herë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi mes tyre përshkruhet në kabllogramet diplomatike të ambasadorit amerikan në Athinë, Charles Ries dhe atij në OKB, Zalmay Khalilzad. Nga Shpend Limoni më 08 shtator 2011 në ora 07:59

Hashim Thaçi dhe Boris Tadic janë përplasur rreth zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, por dy liderët në të kaluarën nuk kanë ngurruar t’i shtrëngojnë duart në ndonjë rast. Kabllogramet e publikuara në WikiLeaks bëjnë të ditur se Thaçi dhe Tadic kanë pasur një takim në Athinë dhe në New York, në vitin 2006 dhe 2008. Takimi i parë ka ndodhur në margjina të Internacionales Socialiste, derisa takimi tjetër në New York një muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Rreth takimit Thaçi-Tadic në Greqi ka njoftuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë, Charles P. Ries më 9 shkurt 2006, kur i ka raportuar Departamentit të Shtetit. Për takimin Thaçi-Tadic ambasadori amerikan ka kuptuar nga drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Michalis Christidis i cili i ka raportuar BE’së dhe Grupit të Kontaktit për takimet e Tadicit dhe të Presidentit të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Marovic në Athinë. “Si zhvillim pozitiv, Tadic tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtër me liderin e shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të takimit të Internacionales Socialiste dhe të dy janë pajtuar që kontaktet direkte mes Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, ka shkruar Ambasadori i SHBA’ve.

Për takimin Thaçi-Tadic kishte njoftuar Partia Demokratike e Kosovës, duke shpalosur edhe pjesë të bisedës.

Atëbotë ishte njoftuar se Tadic i kishte shprehur ngushëllime Thaçit për vdekjen e Presidentit Rugova, duke shprehur keqardhje për pamundësinë e tij për të marrë pjesë në varrim.

Për një takim me Tadic, në prill të vitit 2008 ka njoftuar vetë Thaçi. Thaçi kishte marrë pjesë në sesionin e KS të OKB’së, derisa kishte njoftuar se atje kishte shtrënguar duart dhe kishte shkëmbyer ca fjalë me Tadicin. Të nesërmen, Zyra e Tadicit ka reaguar duke e quajtur këtë të pavërtetë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›