Superaksioni kapet 20 milione euro kokaine

Kokaina fshihej ne bidone te mbushur me vaj palmash. Policia operacioni vazhdon ne shtete te tjera
Kane ditur vendin e origjines si dhe destinacionin e mberritjes. Kane pasur informacione te detajuara per vendet nga ku do te kalonte droga si dhe menyren e maskimit te gjurmeve te narkotikut si dhe personat qe e shoqeronin pergjate pershkrimit te tete shteteve qe nga Amerika Latine Evropa Ballkani e me pas Shqiperia. 200 kilogram kokaine e fshehur e tretur ne bidone vaji palme duke e bere te padukshme ne syte e kontrolleve rutine ne hyrje e dalje te doganave jane bllokuar nje dite me pare ne qytetin e Gjirokastres ne nje superoperacion te Policise se Shtetit duke goditur keshtu nje nga linjat me te fuqishme te trafikut nderkombetar te droges qe kalonte ne plot tete shtete Kolumbi - Spanje - Belgjike - Austri - Slloveni - Kroaci ndash Serbi ndash Maqedoni e me pas ne Shqiperi. Lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Pergjithshme mbremjen e djeshme ku sipas te dhenave mesohet se nderhyrja e policise shqiptare eshte finalizuar pas lejimit te metodave te posacme te dorezimit te kontrolluar bazuar dhe ne kerkesen e institucioneve te tjera te huaja homologe. Per kete burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme pohuan mbremjen e djeshme se operacioni ka marre shkas nga informacionet paraprake te ofruara nga sherbime policore homologe jashte vendit mbi te cilat ekzistonin te dhena per transportimin ne territorin shqiptar te nje sasie lende narkotike e llojit kokaine e nisur nga Kolumbia. Burime nga prokuroria jane shprehur gjithashtu se sasia e tretur ne vajin e palmes se 200 kilogram kokaine ka qene ngarkuar ne kontenierin e nje kamioni me targa maqedonase KU 190 CF dhe KU 590 CE ndersa ne pranga eshte vene nje shtetas shqiptar me inicialet DH.H jane shoqeruar si persona te dyshuar dy shtetas maqedonas nderkohe qe ende vijon puna per identifikimin dhe ndalimin e persona te tjere te perfshire. Ne lidhje me kete ndonese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga burime jozyrtare policore mesohet se nje nga personat e ndaluar mund te jete pronari i nje kompanie prodhuese te kruasanteve ne vend pasi dyshohet se kamioni i mberritur nga Kolumbia mbremjen e se henes i ngarkuar me fuci qe mbanin vaj palmash material qe perdoret per prodhimin e embelsirave mund te kete pasur si qellim shkarkimin prane filialit te nje kompanie ne qytetin jugor te vendit.
Ne lidhje me mekanizmit e trafikimit te droges ne Shqiperi burime policore jane shprehur se ajo vinte brenda ne fuci te vajit te palmes ku me pas nepermjet nje mekanizmi kokaina ndahej nga vaji ne te cilen ishte hedhur thahej dhe dergohet per trafik brenda apo jashte vendit. Operacioni qe duket se ka indicien nga prokuroria spanjolle dhe ajo belge ende nuk ka perfunduar ne shtetet respektive ndersa rrjeti mendohet qe te jete edhe me i gjere.
Referuar te dhenave zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme gjate mbremjes se djeshme behet me dije se bazuar ne informacionet paraprake te ofruara nga sherbime policore homologe jashte vendit dhe nga bashkepunimi midis Prokurorise se Pergjithshme Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise me daten 19.03.2011 eshte regjistruar procedimi penal nr. 22 per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim parashikuar ne nenin 283/a paragrafi II i Kodit Penal. Nga te dhenat e Prokurorise behet me dije se zhvillimi i operacionit per bllokimin e lendes narkotike eshte bere ne baze te autorizimit te Prokurorit te Pergjithshem per lejimin e metodave te posacme te dorezimit te kontrolluar bazuar dhe ne kerkesen e institucioneve te tjera te huaja homologe. Gjithashtu organi qendror i akuzes sqaron se ne baze te informacioneve te marra ekzistonin te dhena per transportimin ne territorin shqiptar te nje sasie lende narkotike e llojit kokaine e nisur nga Kolumbia. Itinerari qe ka ndjekur kjo dergese ka qene Kolumbi- Spanje- Belgjike- Austri- Slloveni- Kroaci-Serbi- Maqedoni- Shqiperi. Pas kryerjes se ketij operacioni te koordinuar u be e mundur te bllokohet ne qytetin e Gjirokastres nje kamion me targa maqedonase KU 190 CF dhe KU 590 CE ne kontenierin e te cilit ka qene e ngarkuar nje sasi vaji palmash ku dyshohet se eshte tretur nje sasi lende narkotike e llojit kokaine. Sipas informacioneve paraprake sasia e kokaines se tretur llogaritet te jete 200 kilogram. Ne kete operacion prokuroria tha se jane shoqeruar disa persona te dyshuar nder te cilet edhe dy shtetas maqedonas si dhe eshte ndaluar shtetasi shqiptar Dh. H. Njekohesisht po vijon puna per zbulimin dhe identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te ketij rrjeti kriminal.