E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një stallë në Korçë, digjen 35 derra

Një stallë në afërsi të ish-fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe nga flakët janë djegur brenda stallës 35 derra.

Daniel Frashëri, pronari i stallës thotë se në momentin e zjarrit nuk ka qenë aty por është lajmëruar nga të tjerët

Ai tha se nuk ka konflikt me persona të tjerë për shkak të biznesit që ka dy vite që e ka ngritur ndërsa pret ekspertizën për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Policia është duke hetuar për shkaqet e këtij zjarri ndërkohë që ka sekuestruar pamjet e një kamera që ndodhet në afërsi të stallave./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›