Në këtë mbledhje u miratuan keto vendime të rëndësishme. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për rikonstruksionin e Urës së Bunës, në Shkodër". Ura e Bunës e cila ësht
Në këtë mbledhje u miratuan keto vendime të rëndësishme.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për rikonstruksionin e Urës së Bunës, në Shkodër".
Ura e Bunës e cila është ndërtuar nga austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore, është nyja lidhëse ku kalon gjithë trafiku për në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe në Shirokë e në zonat përrreth Liqenit të Shkodrës, si dhe gjithë trafiku i rëndë që transporton materiale ndërtimi nga nyjet e inerteve dhe guroret e kësaj zone. Për shkak të rëndësisë që ka dhe për arësye të konstruksionit të saj të paqëndrueshëm, në buxhetin e vitit 2002 u programuan fonde për hartimin e projektit dhe për punimet e rikonstruksionit të Urës së Bunës. Projekti i zbatimit përfundoi në fund të muajit tetor 2002, por punimet e saj nuk arritën të fillonin, pasi më 2 tetor u rrëzuan kampatet e fundit të urës. Për kapërcimin e kësaj gjendjeje u ndërhy nga ana e forcave të armatosuara (Brigada e Xhenjos) të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithëshme të Rrugëve. Ura është rivënë në punë duke kryer punimet për riparimin dhe zëvendësimin e pjesës së dëmtuar dhe me elemente ure te tipit "Bejli" në një gjatësi prej 42.7 ml.
Me situatën e krijuar pas rrëzimit të një pjese të Urës, u be i domosdoshem rishikimi i projektit per te bërë përforcimin e kapriatave metalike për një peshëmbajtje prej 16 tonësh.
Aktualisht në Shkodër, pranë Urës janë siguruar të gjithë elementët "Bejli".
Rishikimi i projektit kushton 490 mijë lekë. Kryerja e punimeve për rikonstruksionin e Urës së Bunës në Shkodër, sipas projektit, kushton 16,79 milion; 3.94 milion do të përdoren për çmontimin e urës etj. Punimet do t'i besohen Drejtorise se Përgjithëshme te Rrugëve. Te cilat do te kryhen para se të fillojë montimi dhe punimet për montimin e urës së re "Bejli dysh-njësh", që do të kryen nga forcat e ushtrisë, dhe kapin nje vlerë prej 12. 85 milon lëkësh.
Për përfundimin e rikonstruksionit dhe rivënien në punë të urës duhen normalisht 25 ditë. Gjatë kësaj periudhe do të ndërpritet qarkullimi mbi urë.
Për të garanuar parametrat kohorë per riparimin e Urës së Bunës brenda vitit 2002, do të përdoret procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve, e cila do te perzgjedhe firmën ndërtuese qe ka eksperiencë në ndërtimin dhe projektimin e punimeve rrugore dhe qe te kete personel dhe mjete të specializuara, që garantojnë ndërtimin e objektit me cilësi dhe me afat.
U miratua edhe vendimi "per shpronesimin per interes public te pasurive te paluajtshme, qe preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i deges doganore ne Morine, Qarku Kukes.
Po keshtu u miratua vendimi "Per nje shtese ne vendimin Nr. 419, date 11.6.2001, te Keshillit te Ministrave, "Per miratimin e shperndarjes se fondeve te dhena nga Qeveria japoneze, si mbeshtetje buxhetore per financimin e projekteve te ndryshme".
Me fondin e akorduar ne kuadrin e Grantit Japonez, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 419 date 11.06.2001, u importuan per llogari te Shoqerise Albanian Petroleum Corporation (A.P.C.Sh.a ) 47760 ton gazoil, me nje vlere prej 1 076 755 USD. Nga gjithe fondi prej 1 135 000 USD, mbeten pa u perdorur 58 245 USD.
Per kete arsye, nga ana e Drejtorise se shoqerise (A.P.C.Sh.a ), si perftuese e ketij Granti, u gjykua qe me fondin e mbetur prej 65 mije EURO te realizohet blerja e panelave te leshimit per motora elektrike, perdorimi i te cileve eshte mjaft efektiv ne veprimtarine e nxjerrjes se naftes, ze i cili eshte ne nomenklaturen e mallrave e pajisjeve percaktuar si te mundshme per t'u levruar ne kuadrin e ketij Granti.
U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise Federale te Republikes Federale te Jugosllavise, per nxitjen dhe mbrojtjen reciproke te investimeve.
Marreveshja synon intesifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perftimit te ndersjellte. Marreveshja parashikon edhe trasferimet qe kane te bejne me investimin. Keto transferime mund te kryhen lirisht, pa vonese dhe ne monedhe lirisht te konvertueshme.
U miratua vendimi "per miratimin, ne parim, te marreveshjes "Per krijimin e Komisionit te pergjithshem te peshkimit, per Mesdheun (GFCM-KPPM).
Ky komision, si strukture e FAO-s ka per qellim te nxise zhvillimin e peshkimit, per nje menaxhim sa me racional dhe te pergjegjshem te rezervave peshkore, detare ne rajonet e vendeve anetare, kryesisht te Mesdheut, duke bashkerenduar punen midis vendeve te Rajonit. Komisioni luan nje rol koordinues midis vendeve anetare:
Ne kete kuader FAO ka hartuar dhe Marreveshjen e Re per krijimin e Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit per Mesdheun" ne kete marreveshje, perfshihen klauzola, objektiva, kode. Gjithashtu struktura e Komisionit ndryshon duke kaluar ne nje Institucion me buxhet autonom.
Gjithashtu, ne marreveshjen e re perfshihen nje sere angazhimesh te perbashketa qe do te realizohen nga vendet anetare, ne organizimin e marredheniet e bashkepunimit, te komunikimit dhe kufizimet e ketyre marredhenieve midis Organizatave Rajonale te Integrimit Ekonomik (si BE) dhe Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit per Mesdheun, si dhe mbajtjen nen vezhgim te gjendjes se resurseve, nivelin e shfrytezimit te tyre duke marre ne konsiderate evidencat e vendeve anetare dhe aktivitetet e ndryshme ne sektorin e peshkimit.