Te nderuar perfaqesues te pushtetit vendor, Arsyetuam si te pashmangshme dhe te dobishme qe, kete vit te konsultojme programin ekonomik dhe financiar te vitit qe kemi perpara, me perfaqesuesit poli
Te nderuar perfaqesues te pushtetit vendor,
Arsyetuam si te pashmangshme dhe te dobishme qe, kete vit te konsultojme programin ekonomik dhe financiar te vitit qe kemi perpara, me perfaqesuesit politike dhe qeverises te 12 qarqeve te vendit, per te diskutuar se bashku kuadrin e ri te harmonizimit te kompetencave ligjore midis qeverise qendrore dhe qeverisjes vendore ne nivel rajonesh ekonomike dhe administrative te vendit dhe nevojen per te dorezuar, jo formalisht ne duart tuaja te pergjegjshme autoritet qeverises, fonde publike dhe kapacitete administrimi publik, me te medha se me pare, per shkak te hedhjes se hapave te reja, te rendesishme ne zbatimin e prioritetit dhe te programit te decentralizimit te qeverisjes si nje proces qe na afron edhe me shume me standartet e Bashkimit Evropian.
Pra jam ketu, me nje grup ministrash, per te promovuar profilin e projektbuxhetit te vitit 2003 per qarkun e Elbasanit duke arsyetuar me ju, mbi bazen e analizave te kapacitetit vendor, permiresimet e mundshme dhe te nevojshme te ketij projekti, deri ne miratimin perfundimtar nga Kuvendi i Shqiperise. Tashme jane te njohura prioritetet kombetare te zhvillimit ekonomik dhe financiar per vitin 2003, qe nga energjia elektrike dhe vazhdimi i reformes ne sektorin e ujit te pijeshem, deri te prioritetet e qendrueshme te kesaj legjislature te financuar dhe nga donatoret e rendesishem nderkombetare, sic jane shendetesia, arsimi dhe padyshim infrastruktura. Keto prioritete reflektohen edhe ne kuotat e shpenzimit dhe te investimit publik per qarkun e Elbasanit.
Natyrshem ne duam te shqyrtojme me ju mundesine e perballimit me te mire te nevojes, ende te madhe, per investimeve publike mbi bazen e stimujve ligjore dhe ekonomike qe duke luftuar evazionin fiskal, duke nxitur pjesmarrjen legale te kapitaleve dhe resurseve ekonomike vendore ne projektet e zhvillimit te qendrueshem te vendit, duke harmonizuar me mire administrimin dhe financimin publik ne administrimin dhe financimin privat, te garantojme mbulimin e duhur te nevojave te zhvillimit prioritar qe ka cdo rajon i vendit, krahas prioriteteve kombetare dhe ekuilibrave sociale qe shoqerojne zhvillimin ne kushtet e ekonomise se tregut.
Qeveria eshte e vendorsur te permiresoje me tej nivelin e jeteses se shtetasve gjithashtu ne vitin 2003 duke mbeshtetur nje rritje te pergjithshme pagash per sektorin publik deri ne 7 per qind dhe te pensioneve prej 10 per qind ku inflancioni do te vazhdoje te mbahet nen kontroll ne nivelin e 4 per qindshit. Ne projektin e buxhetit te 2003 vjen edhe shtesa e fondit te pagave per drejtuesit vendore qe, ashtu si nenpunesit e dikastereve ne qender do te kene hapsiren stimulin dhe pergjegjesine e duhur per te stimuluar punen e pergjegjshme ne administrimin te resurseve kombetare dhe vendore.
Gjithashtu me lejoni te theksoj se, nder prioritet kryesore te qeverise per vitin 2003 ne qarkun tuaj mbyllet qarku i koridoreve te rendesishme rrugore kombetare veri -jug dhe lindje - perendim te cilat, me segmentet qe financohen ne 2003 sigurojne kompletimin e ketyre infrastrukturave te rendesishme per zhvillimin dhe integrimin kombetar ne rajon dhe ne tregjet globale.
Dua te ndaj me ju gjithashtu informacionin dhe pergjegjesine se per here te pare projekti i buxhetit 2003 eshte hartuar ne perputhje direkte pra me te mire me prioritet dhe projektet rajonale te zhvillimit dhe integrimit dhe strukturuam nje process te ri programimi, krijimi dhe administrimin te te ardhurave publike mbi bazen e orientimit te investimit tone politik dhe qeverises ne prioritetet kombetare dhe rajonale te zhvillimit duke u perpjekur te shmangim ne maksimumin e mundshem si per here te pare gjithashtu tendencen tradicionale te fragmentimit te buxhetit ne investime qe kane dobi afat shkutra apo qe zhduken ne vrima te zeza pa efekt. Kjo praktike e thellimit te pjesemarrjes se autoriteteve vendore ne programimin buxhetor nuk do te thote qe qeveria heq vemendjen apo pergjegjesine nga mbeshtetja nacionale me resurse dhe autoritet e nevojave te zhvillimit te modernizimit te cdo bashkie apo komune te vecante perkundrazi, serish per here te pare, gjate vitit 2003 do te aplikohen strandarte te reja te dencetralizimit fiskal dhe pronesor qe do te rrisin dhe do te vene me mire nen kontroll te qytetareve dhe te hiearkise shteterore pergjegjesine dhe profesionalizmin pra, rezultatin e punes te te zgjedhurve dhe te emeruarve vendas ne nivele te ndryshme te qeverisjes vendore, perballe komuniteteve qe u sherbejne.
Kam gjithashtu kenaqesine e kryetarit te mazhorances per te afirmuar se ekziston vullneti dhe mbeshtetja e duhur per te hedhur hapat e nevojshem ligjore qe po e sjell shtetin me afer shtetasve me ne sherbim te qytetareve dhe me nen kontroll te tyre. Per ta kuptuar me mire se bashku kete faze te re transformimesh, me lejoni te nderuar pjesemares t'ju kujtoj qe pas miratimin dhe venies ne zbatim te ushtrimit financiar te 2003 dhe te paketes fiskale qe e shoqeron ate, ju ne substance nuk jemi me shpenzues pasive te buxhetit te shtetit por beheni pjesemarres dhe partnere ne realizimin e angazhimeve, qe qeverisesit marrin perballe qytetareve dhe komuniteteve perkatese, perballe partnereve nderkombetare qe monitorojne dhe mbeshtesin procesin e perafrimit me standartet e BE, pra perball hapjes dhe integrimit me resurse dhe burime ekonomike dhe njerezore dhe konkuruese ne nje rajon qe po europianizohet.
Qarku i Elbasanit eshte programuar te thithe nga buxheti 2003 gati 2 here me shume financime se ne vitin 1999 per kete rreth 1.4 miliarde leke. Per shkak te rritjes se rolit dhe kapacitetit funksionues te institucioneve te qarkut ne nivele te ndryshme si dhe te kujdesit te treguar ne programimin e ri buxhetor per prioritizimin e investimeve, gjate dy viteve te fundit, pra ky qe po mbyllet dhe i ardheshmi, garantohet nje shperndarje me e drejte e investimeve publike brenda dhe vet qarkut duke stimuluar dhe bashkite dhe komunat me te vogla. Per vitin e ardhshem mbeshtetur ne financimet publike te buxhetit apo te huaja qarku i Elbasanit po forcon pozitat si nyje e rendesishme e koridorit lindje perendim dhe lidhja e Elbasanit me koridorin veri jug nepermjet Rrogozhines krahas nisjes se punimeve per segmentin Elbasan Librazhd qe po perfundon lidhjet me skaje doganat e Qafe Thanes e te Kapshtices mbyllim pra ciklin e shtimit te ndjeshem te shanseve te levizjes se produkteve te sipermarrjes vendore te ketij rajoni te rendesishem ekonomik ne tregun kombetar dhe ne tregjet rajonale ne te cilat po integrohemi.
Elbasani si rajon e meriton mbeshtetjen per te vazhduar te jape provat me te mira te implementimit te obsioneve tona te dencetralizimit te qeverisjes, te integrimit, te sipermarrjes se ligjshme ne programe zhvillimi prioritar, pra te harmonizimit te investimeve publike ne ato private, gjithashtu. Ne kete koncept modern dhe produktiv qe po konsolidohet per nje zhvillim te qendrueshem rajonal, gjithashtu ne synojme qe ju te vazhdoni te nxisni te mbeshtesni dhe te stimuloni sipermarrjen e ligjshme private duke u mbeshtetur ne traditen dhe profilin industrial - bujqesore dhe me mjeshterite produktive qe ka qarku i Elbasanit. Hasetet te braktisura ne vitet e para te reformave te ekonomise se tregut sic jane ato te metalurgjikut, gjate 3 viteve te fundit, kane filluar sic e dini te aktivizohen dhe vetem uzina e celikut ka stimuluar produktin dhe rritjen ekonomike me 5 milione dollare investime te huaja, direkte. Pra, besoj se dhe firma te tilla te rendesishme si Kurumi dhe te tjera duhet te vazhdojne te konsiderohen si aktor dhe protagonist te zhvillimit rajonal ne funksion te prioriteteve te qarkut. Kjo kompani qe sot ka punesuar 450 punetore po vazhdon tendencen e zgjerimit te vendeve te punes, pra rritjes se numrit te te punesuarve edhe per vitin e ardhshem.
Ne ne qeveri jemi duke studiuar mundesine per t'i dhene, mbi bazen e kontratave te ligjshme kesaj kompanie edhe uzinen e oksigjenit, per te rivene keshtu ne pune edhe nje aset tjeter te ngrire ne periudhen e tranzicionit kaotik. Kapacitet prodhuese ekzistuese prej 70 mije tone hekur ne vit te uzines se celikut te Elbasanit, qe brenda 3 vjeteve do te dyfishohen, mbeten nje model i pakontestueshem per shfrytezimin e resurseve kombetare ne nivelet e prodhimit dhe te tregut rajonal, gjithashtu. Po keshtu ne ish- territorin ekonomik te metalurgjikut kompania Darfo, po shfrytezon ne menyre produktive uzinen e ferrokromit duke programuar nje investim prej 14 milione dollaresh nga te cilat 3 milione jane kryer brenda ketij viti. Eshte gjithashtu ne prag te fillimit ne mbeshtetjen e koorporates financiare nderkombetare, investimi prej rreth 60 milione dollaresh per kompanine e cimentos SIEMENT qe do te vazhdoje ta konsolidoje rajonin e Elbasanit ne nje model te thithjes se investimeve te huaja direkte, gjithashtu me efekte te drejtperdrejta te punesimit dhe rritjen e te ardhurave nga puna dhe sipermarrja e ligjshme per te gjithe shtetasit.
Duke e vazhduar zhvillimin e pergjegjesive ne shtratin e harmonizimit me te mire te administrimit dhe te investimit publik me ata privat Qeveria do te vazhdoje te jape mbeshtetjen e duhur permiresimit te infrastrukturave rajonale sidomos atyre urbane qe permiresojne dukshem jetesen e shtetasve. Keshtu qeyteti i Elbasanit do te jete perfituesi i nje financimi prej rreth 12 milione euro-sh per furnizimin me uje te pijshem, perfundimi i te cilit do ta rendis ne nje nga bashkite me 24 ore furnizimin me uje te pijshem te panderprere. Ne sektorin e shendetit publik Elbasani do te zbatoje nje projekt prej 2 milion e 250 mije Eurosh, financim nga Qeveria Italiane per spitalin rajonal. Vete buxheti i shtetit nderkohe ka parashikuar te financoje 175 milione leke per te mbeshtetur gjithe sistemin shendetesor te qarkut. Do te vazhdojne te kene vendin dhe rendesine e tyre te vecante ne vitin 2003 projektet qe zbatohen ne bashkeveprim me komunitetin nepermjet fondit shqiptar te zhvillimit. Me lejoni te sjell ne vemendjen tone qe per vitet 2000-2003 nga ky institucion Fondi Shqiptar i Zhvillimit jane implementuar rreth 500 milione leke investime per financimin e 30 projekteve vetem ne nivelin e rrethit te Elbasanit, ndersa Librazhdi ka perfituar rreth 200 milione leke investime te tjera.
Ne nivelet e qeverisjes vendore te qarkut, per vitin 2003 qeveria, ka programuar nje financim grand prej rreth 600 milione lekesh. Dua te sqaroj se kjo shifer mbetet ende me pak se 50 per qind e te ardhurave publike qe mund t'i sigurojne institucionet tuaja te qeverisjes vendore per shkak te decentralizimit fiskal dhe te autoritetit te ri qe jep kete vit me aktet qe jane ne proces miratimi ne Kuvendin e Shqiperise. Ju riktheva pra serish temes se decentralizimit pasi sic vuri ne dukje dhe zoti Prefekt ka ende rezerva, ka ende drejtues vendor te zgjedhur apo funksionare ne administraten civile qe duhet te menazhojme shume mire se sa deri me sot pergjegjesite perballe komuniteteve dhe te mos arsyetojne ne se mund te shkarkohen kostot e pergjegjesive te qeverisjes vendore dhe mos aktivizimit te resurseve vendore te Qeveria dhe buxheti qendror duke mos zgjidhur problemet dhe moskryer investimet.
Dua t'i pergezoj me kete rast drejtuesit e Bashkise se Librazhdit qe sic jam informuar kane perfunduar procesin e rregjistrimit te pronave publike gje qe i mundeson qeverise duke nxitur procesin e implementimit te reformave institucionale decentralizimi te punoje pa humbur kohe me shpejtesi te ndryshme sa po krijohen kapacitetet vendore te transferoje pronat qe rrisin autoritetin pergjegjesine dhe mundesine per te perfituar me shume te ardhura dhe investime ne nivelin lokal. E solla kete si shembull per te thene se procesi I dencetranlizimit nuk mbaron me miratimin e paketeve ligjore po me kete fillon. Nga administrata vendore do te vazhdojme te menazhojme dhe te shtojne kapacitetet administruese duke i vene ato ne efiocence dhe ne monitorim ligjor dhe publik per te bere te mundur jo thjesht mbledhjen e taksave vendore, por shpenzimin e tyre me efektin e programuar.
Ne vitin 2003 nje pjese e rendesishme e buxhetit vendor varet nga taksat lokale. E theksoj kete varesi pasi administrata vendore ka shume ende per te bere per te rritur eficensen, pergjegjesine, kontrollin qe nga rregjistrimi i subjekteve kontribues fiskal deri ne mbledhjen e kontributeve fiskale qe detyron ligji sipermarrjen normale. Ndersa per vitin 2003 po ve ne dukje serisht se taksat vendore do te zene me shume se 50 per qind te te ardhurave totale te njesive te pushtetit vendor. Pra duke hedhur kete hap te ri ne procesin e dencetrazilimit fiskal gjithashtu ne synojme qe ta harmonizojme dhe te vendosim punen dhe pergjegjesine e te zgjedhurve mbi kriteret teresisht te mateshme, edhe nga ana e qeverise edhe nga ana e komunitetit te zgjedhesve. Prandaj te nderuar autoritete te qeverisjes vendore ne te gjitha nivelet ju bej thirrje qe te braktisni cdo praktike te ushtrimit te pamjaftueshem te autoritetit apo pergjegjesise me te cilin ju ngarkon ligji dhe te menaxhoni ne parametrat e programeve te financimit publik te qarkut tuaj resurset qe ekzistojne dhe qe konfirmohen nen juridiksionin tuaj per cdo komune dhe bashki.
Qysh prej vitit te ardhshem pra autoritet e vendimarrjeve ne sektor te tille te rendesishem si arsimi, shendetesia dhe sherbimet publike eshte e juaja. Prandaj nuk mundet te humbe kohe me dhe duhet pergatitur qe te administroni ne dobi te komuniteteve me te cilet do te ballafaqoheni brenda vitit te ardhshem per mandate qe duhen konfirmuar ne qeverisje.
Duke perfunduar kete veshtrim te pergjithshem mbi programin ekonomik dhe financiar te zhvillimit te qarkut te Elbasanit per vitin 2003, po hap konsultimin duke ftuar dhe ministrat e pranishem per detaje me specifike ne fushat prioritare te zhvillimit qe ata do te sigurojne ne bashkepunimin me autoritet vendore. Mbi kete baze mund te arrijme ne konkluzione me nxitese per te gjithe ne per te perballuar procesin e programimit dhe te zbatimit te buxhetit te ardhshem me nje solidaritet ligjor dhe njerezor.
Ju falenderoj per vemendjen.