Perfundoi Konferenca Nderkombetare me teme „Shqiptaret dhe fqinjet e tyre" LUCERNE, ZVICER, 16/11/02: Sot perfundoi Konferenca Nderkombetare me teme „Shqiptaret dhe fqinjet e tyre" e organi
Perfundoi Konferenca Nderkombetare me teme „Shqiptaret dhe fqinjet e tyre"
LUCERNE, ZVICER, 16/11/02: Sot perfundoi Konferenca Nderkombetare me teme „Shqiptaret dhe fqinjet e tyre" e organizuar nga fondacioni „Projekti per marredhenie etnike". Ne te moren pjese drejtuesit kryesore te partive politike shqiptare si dhe Kryeministri i Shqiperise Fatos Nano i cili mbajti ne te nje fjale te posacme e cila u vleresua vecanerisht nga gjithe te pranishmit. Gjithashtu konferenca u ndoq nga nje numer i madh personalitetesh politike te vendeve fqinje si dhe nga perfaqesues te larte te nje varg institucioneve te rendesishme nderkombetare si Keshilli i Europes, Bashkimi Europian, OSBE, NATO, Pakti i Stabilitetit dhe Kombet e Bashkuara. Gjate dikutimeve dhe debatet konstruktive te kesaj konference, perfaqesuesit shqiptare ishin teper aktive, u evidentua nje nivel i ri i perceptimit te realiteteve te reja ne Ballkanin e sotem dhe te gjithe te pranishmit rane dakord me idene se rajoni i Ballkanit Perendimor duhet te ktheje syte nga e ardhmja integruese ne institucionet euroatlantike. Ne debate mori pjese aktivisht Kryeministri Fatos Nano, i cili u vleresua nga prof. Kassof presidenti i PER-it, si magjistar i fjales. Ne nderhyrjet e veta kryeministri Nano dha nje pikepamje te argumentuar per rolin e shqiptareve si faktor i rendesishem i stabilitetit ne rajon, per faktin se, ne luften kunder trafiqeve ne te cilen eshte angazhuar seriozisht Qeveria shqiptare te cilen kam nderin ta kryesoj, kemi shpallur lufte edhe trafikut te cdo lloj nacionalizmi primitiv, pavaresisht nga vjen ai" dhe se koordinimi me i mire mes aktivitetit emancipues dhe integrues te qeverive te rajonit duhet te ktheje syte nga e ardhmja e perbashket, nga zhvillimi ekonomik me qellim qe terreni per nostalgjiket e koherave konfliktuale te ngushtohet cdo dite. Kryeministri Nano u shpreh me tej se.
„Ne ne Shqiperi po punojme per nje klime te re politike konsensuale dhe po e ndajme „sovranitetin e pushtetit" me opoziten, gje qe duhet ta bejme edhe ne nivel rajonal..
Nuk mund te kete integrim rajonal dhe europian me konceptet e vjeteruara per sovranitetin, tha mes te tjerave". Gjithashtu ne konference e moren fjalen dhe debatuan gjate ne lidhje me temat edhe zoterinjte Berisha e Pollo, Arber Xhaferri dhe Ali Ahmeti, Bajram Rexhepi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci si dhe zv/kryeministrat e Serbise dhe te Maqedonise.
Ne konference shfaqen pikepamjet e tyre edhe ambasadoret amerikane ne Tirane, Beograd, Shkup dhe Prishtine.
Ne perfundim ne konferencen e shtypit u konkludua se ky takim ishte nje sukses dhe se kontakte te ketij niveli duhet te jene me te shpeshta pasi i sherbejne drejpersedrejti permiresimit te klimes politike ne rajon dhe pershpejtimit te hapave te integrimit euroatlantik te rajonit.