E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Nano – Deis Deis, vleresime maksimale per arritjet e Qeverise Nano. Kryeministri Fatos Nano gjate pjesmarrjes se tij ne Konferencen Nderkombetare "Shqipetaret dhe fqinjet e tyreâ€

Takimi Nano – Deis

Deis, vleresime maksimale per arritjet e Qeverise Nano.

Kryeministri Fatos Nano gjate pjesmarrjes se tij ne Konferencen Nderkombetare "Shqipetaret dhe fqinjet e tyre" kane zhvilluar nje takim te vecante me Ministrin e Puneve te Jashtme te Zvicres Joseph Deis. Gjate ketij takimi Kryeministri Nano theksoi nevojen e thellimit te bashkepunimit bilateral ndermjet Shqiperise dhe Zvicres ne menyre qe te shtohen me tej marredheniet institucionale midis dy vendeve.
Ne kete takim z.Nano dhe z.Deis kane vlersuar me interes bashkepuniminne fushen e shkembimit te eksperiences ne marredheniet me BE-ne, ne nje kohe kur Shqiperia eshte ne procesin e hapjes se negociatave per marreveshjen e stabilizim-asociimit. Ne kete kuader Kryeministri Nano dhe Ministri i Jashtem i Zcvicres Deis kane ndare te njejtin mendim per shtimin e kontakteve te nivelit te larte ndermjet dy vendeve.
Ministri i Jashtem i Zvicres ka kujtuar edhe nje here takimin e rendesishem te Bejrutit midis Kryeministrit Fatos Nano dhe presidentit te Zcicres Villiger i cili ka ndikuar ne zhvillimin e marredhenieve ndermjet dy vendeve.
Teme e rendesishme e ketij takimi ishin edhe arritjet e qeverise se kryesuar nga z.Nano dhe luften kunder krimit te organizuar dhe kontrabandes dhe trafiqeve ilegale.
Kryeministri Nano parashtroi nevojen e shkembimit te informacioneve midis agjencive respektive te specializuara ne luften kunder trafiqeve te paligjshme. Ky shkembim informacioni ka theksuar Kryeministri Nano do te sillte rezultate arritje ne kete fushe me ineteres te perbashket dhe nga ana tjeter do t'i hapte rrugen levizjes se lire mbi baza legale.
Po ne kete kuader Kryeministri Nano ka bere ftese qe autoritete zviceriane te bashkohen me strukturat nderkombetare antitrafik te Vlores .
Kryeministri Nano gjate ketij takimi ka theksuar nevojen e angazhimit te shtetit Zvicerian per zhvillimin e turizmit te Shqiperi dhe vecanerisht ne fushat e projekteve strategjike si mbrojtje, energji, asistence ne kuadrin e decentralizimit te pushtetit vendor etj.
Gjithashtu Kryeministri pasi ka vleresuar nenshkrimin se shpejti te marrevedhjes midis Shqiperise dhe Zvicres per heqjen e vizave per pasaportat diplomatike, ka kerkuar ndermarrjen e hapave te metejshme ne lehtesimin e procedurave per levizjen e lire te bisnesmeneve, te personaliteteve te artit, kultures, shkences.
Ministri i Jashtem zvicerian pasi vleresoi arritjet e qeverise Shqiptare ne progresin politik, ne procesin e hapjes se negociatave si dhe ne luften kunder trafiqeve u shpreh se per te gjitha ceshtjet e diskutuara me z.Nano do te bashkepunonte jo me koleget, por me autoritete e tjera te Zvicres ne menyre qe hapat e metejshem qe do te hidhen te sjellim rezultate konkrete ne bashkepunimin ndermjet Shqiperise dhe Zvicres.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›