E Diel, 1 Nëntor 2026

I nderuar zoti minister, Te nderuar drejtues te institucioneve financiare nderkombetare te pranishem ne Shqiperi dhe te donatoreve te rendesishem, I nderuar zoti Porttman, Te nderuar pjesemarres,

I nderuar zoti minister,
Te nderuar drejtues te institucioneve financiare nderkombetare te pranishem ne Shqiperi dhe te donatoreve te rendesishem,
I nderuar zoti Porttman,
Te nderuar pjesemarres,

Me gjithe pamundesine, per te ndjekur te gjitha punimet e Konferences, jam ketu per te perfaqesuar Qeverine dhe ndarjen me ju te vleresimeve dhe te angazhimeve te nje viti pune te perbashket dhe te frytshem, midis Qeverise se Republikes se Shqiperise, FMN, Bankes Boterore dhe intitucioneve te tjera nderkombetare qe na asistojne ne trasformimin dhe rritjen e ekonomise shqiptare. Strategjia Kombetare e Zhvillimit Ekonomik dhe Shoqeror, pra na ka dhene mundesine te bejme nje prioritizim te qarte dhe afatgjate te procesit te reformave ne Shqiperi, duke grupuar ne menyre harmonike kontributin e te gjithe partnereve qe jane te pranishem, gjate pothuajse te gjithe dekades se traziocionit ne kete funksion.

Me lejoni pra te nenvizoj se kjo strategji duke harmonizuar nderhyrjet emergjente me politikat afatgjata te zhvillimit, i ka rezistuar ndryshimeve ne mjedisin politik te vendit, presioneve te apo interesave te castit, gjithashtu.

Nevoja dhe vullneti per t'u angazhuar ne zbatim te saj po na con ne thellimin nderhyrjeve transfomuese qe aktivizojne me mire resurset e vendit per zhvillim dhe na orienton per te realizuar me mire prioritet e zhvillimit kombetar. Me gjithe disa veshtiresi qe u shfaqen per zbatimin e buxhetit te shtetit per vitin qe po mbyllet, ne kemi mundur ne teresi te ruajme dhe te realizojme pothuajse te njejtat prioritete dhe parametra te strategjise, qe sot analizojme pas nje viti implementim, per ta pasuruar dhe zhvilluar me tej.

Me autoritetin e Kryeministrit me lejoni te rikonfirmoj besimin se deri ne fund te vitit do te kemi nje pasqyre realiste dhe optimiste per arritjen e treguesve ne te gjitha drejtimet e programuara per reforma dhe targete si pasoje e zbatimit te strategjise sone te perbashket. Me lejoni te permend se ka nje progres te dukshem dhe te vlersuar ne forcimin e institucioneve, kapaciteteve te administrates dhe gjithashtu te rendit publik dhe te shtetit te se drejtes ne teresi. Jane ruajtur parametrat makro te zhvillimit ekonomik dhe financiar dhe ka vazhduar reforma e administrates per konsolidimin e saj. Investimet publike kane respektuar parametrat te percaktuara ne strategjine e zhvillimit social ekonomik te vendit duke permiresuar me tej vecanerisht kujdesin ne fushat e arsimit dhe shendetsise ndaj populates. Pa u zgjatur ne kete qe thashe ne analizen e vitit qe po mbyllet, dua te theksoj angazhimet per te zbatuar me rigorizitet anagzhimet priotietet dhe nderhyrjet strukturore qe parashikohen ne strategjine e zhvillimit ekonomik dhe social. Jam i bindur se ky do te jete shtrati me I mire per nje rritje te qendrueshme ekonomike dhe sidomos ne vendosjen e sigurte te dhe te pakthyeshme te ekonomise shqiptare mbi bazen e rregullave te tregut te lire dhe formal.

Me kete vuillnet dhe koncept politik, qe neser do te shqyrtojme ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave projektin e buxhetit te vitit 2003, i cili te bashku me pakten fiskale qe e shoqeron na jep mundesine qe te hedhin hap te rendesishem perpara per thellimin e reformes ne drejtim te prioriteteve te zbatimit te kesaj strategjie, gjithashtu qe jane njekohesisht dhe prioritetet e programit te qeverise.

Projekt buxheti i ri do te vazhdoje te ruaje raportet ne parametrat e percaktuara ne dokumentin themelor te zhvillimit te vendit, duke synuar njekohesht shtimin e kontribuetve te sipemarrjes private ne rritjen e ekonomike, ne kontributet fiskale si dhe per investimet e drejteperdrejta ne fusha ku sot ka dominance ende, prona apo investimi publik.

Se bashku me ushtrimin buxhetor dhe fianciar te vitit te ardhshem Qeveria po perpunon ne bashkepunim te ngushte me ju, partneret dhe donatoret nderkombetar, nje pakete reformash, me te cilat do te vazhdojme te sulmojme evazionin fiskal dhe karakterin ende te larte informal te ekonomise.Duke mbeshtetur dhe nxitur nga ana tjeter zhvillimin e sipermarrjen private sidomos te nderrmarrjeve te vogla dhe te mesme. Ne gjykojme, se fondet publike paraqiten te pamjaftueshme per te garantuar nje rritje ekonomike te shpejte, te qendrueshme dhe me permbajtje reale. Nga kjo pikeamje, po rishohim tere legjislacionin qe ve ne kontakt sipermarrjen e ligjshme te lire me Qeverine dhe administraten shteterore, per te lehtesuar te gjitha procedurat qe nxisin thithjen e investimeve te huaja direkte, pjesemarrjen e investimeve vendase dhe private ne sektoret prioritare te rritjes ekonomike.

Synimi yne eshte ti japim botes sipermarrese procedura administrative, fiskale, doganore dhe ne tenderime publike, me trasparente dhe me stimuluese sesa deri me sot. Ne kete nderhyrje reformash qe do te kryhen gjate vitit 2003 ne synojme te krijojme nje efekt te drejteperdrejte jo vetem ne lehtesimin e trysnise tradicioonale te buxhetit te shtetit, por dhe mbi vete tregun, per te garantuar me shume mbrojtje ligjore, me shume barazi dhe konkurence te ndershme midis sipermarresve me shume afrimitet dhe kompetivitet,midis sipermarrjes private dhe asaj publike, sa me shume investime dhe zgjerime te tregut te punes , me shume programime dhe veprime te karakterit binacional ne funksion te bashkepunimit rajonal, dhe me shume normative, procedura, menyra sjelljeje dhe veprim ekonomik te standartit te Bashkimit Europian.

Natyrshem, sektori i energjise dhe mbeshtetja e feremereve me sisteme efektive mikrokrediti jane dy priorite me te cilat Qeveria po merret seriozisht keshtu qe do te vazhdojme te thellojme veprimet stimuluese gjate vitit 2003. Reformat ne keta dy sektore synojne te japin nje efekt te konsiderueshem mbi gjithe ekonomine duke perqendruar me mire edhe vemendjen dhe punen e Qeverise ne konsolidimin apo nderrmarrjen e reformave te tregut financiar te pandare dhe sipermarresit ne teresi. Pavarsisht se konjukturat nderkombetare ende nuk favorizojne privatizime te rendesishme te sektorit strategjik, Qeveria po vazhdon te jete shume e vendosur per te ecur me shpejtesi ne drejtim te ristrukturimit te kompanive publike, qe sjell ne standartin e duhur organizimin ekonomik , menaxhimin e tyre sipas rregullave te tregut, krahas vazhdimit te procesit te liberalizimit te disa sherbimeve, qe do te hapin rruge per perfshirjen me mire dhe ne menyre me te interesuar kapitalin vendas dhe te huaj ne keto sipermarrje te rendesishme.

Per trajtimin e burimeve njerezore, natyrshem vemendja jone do te perqendrohet ne arsimin dhe shendetin publik si sektore prioritare. Edhe ne keto dy fusha ne perputhje me mbeshtetjen e konsiderueshme dhe fonde buxhetore nga ana e Keshillit te Ministrave, do te shqyrtojme te gjithe kuadrin ligjor per te krijuar hapesira me te interesuara ne perfshirjen e sipermarrjes private, si dhe mundesine per te rritur ne nje te ardhme te afert financimet per mbrojten dhe perkrahjen sociale per shtetasit ne nevoje me shume se deri tani. Dua te theksoj, gjithashtu, se megjithe veshtiresite e ketij viti, ruajta ne pergjithesi e parametrave makroekonomike na jep nje baze realiste per te programuar dhe garantuar objektivat e strategjise kombetare te zhvillimt ekonomik dhe social te qendrueshme edhe vitet ne vazhdim.

Duke vleresuar mbeshtetjen e madhe Tuaj, pra, te partnereve vendas dhe nderkombetare ne te gjitha keto investime per trasformim dhe zhvillim, me lejoni, te vleresoj ne menyre te vecante punen e bere te rishikimeve e programeve mbeshtetese ne funksion te kesaj strategjie , qe na ndihmon te kalojme nga financimi i projekteve te vecanta ne financim te programeve te zhvillimit. Une mbetem i bindur se kjo mbeshtetje dhe koordinim veprimesh per zhvillim do te vazhdoje si ne zbatimin e temave afatmesme te strategjise kombetare ashtu dhe ne planet afatgjata.

Ju uroj te gjitheve pune te mbare, duke ju falenderuar per vemendjen dhe kontributin edhe ne kete Konference.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›