E Diel, 1 Nëntor 2026

Z.Nano konferenca duket e shume ambicioze per temat qe ajo do te trajtoje? A mund te na jepni fillimisht nje vleresim per punimet e saj, cfare synohet gjate ketyre dy diteve? Konferenca e organizu

Z.Nano konferenca duket e shume ambicioze per temat qe ajo do te trajtoje?
A mund te na jepni fillimisht nje vleresim per punimet e saj, cfare synohet gjate ketyre dy diteve?

Konferenca e organizuar mjaft mire ne serine e inisiatiave te projektit per marredheniet etnike, eshte nje iniciative amerikane, eshte nje nga ambicjet qe bashkon lideret politik dhe qeverises te rajonit me Komunitetin Nderkombetar dhe iniciativat euroatlantike ne kete funksion. Ajo po shfaq nje shkalle pjekurie dhe gadishmerie per dialog me te larte se cdo here tjeter dhe do te sjelle ne vemendjen e te gjitheve prioritetet e reformave te integrimit euroatlantik me pothuajse me te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.
Kete here tonet jane paqesore dhe jane konvergjente. Ato nxiten nga iniciatoret e dialogut dhe monitorohen nga perfaqesuesit e Qeverise se Shteteve te Bashkuara, te katert ambasadoret ne vendet kryesore te rajonit, te Bashkimit Europian dhe te perfaqesive politike qe jane te pranishem.
Une besoj se axhenda ambicioze e diskutimeve do t'i sherbeje axhendave akoma me ambicioze te programeve dhe te iniciativave per reforma ne sherbimin te vendeve te Ballkanit, duke forcuar bashkepunimin rajonal me nje optike euroatlantike.

Z. Nano ne do te ndalemi me konkretisht tek roli i Shqiperise e Ballkan. Ka kritike qe thone qe gjate ketyre viteve te krizave ne Ballkan Shqiperia humbi nje rast te mire per te pohuar rolin e saj si nje force e qendrueshme, per shkak te luftes se ashper politike dhe te krizave te brendshme. Tani qe politika shqiptare eshte stabilizuar disi, cfare masat po merr Qeveria Shqiptare qe vendi juaj te behet nje force e rendesishme per paqen dhe dhe zgjidhjen e problemeve te rajonit?

Une besoj se roli i moderuar emancipues i Shqiperise ne 10 vjet tranzicion ne Ballkanin Perendimor drejt reformave demokratike, qe e afrojne me pjesen tjeter te botes moderne tashme eshte i mirenjohur dhe nuk eshte cenuar nga problemet e stabilitetit te brendshem politik apo ndonje krize e shfaqur ne Shqiperi. Vecanerisht ne kohet e fundit ky rol eshte konsoliduar edhe ne saj te stabilitetit te qendrueshem te politikes dhe institucioneve qeverisese ne Shqiperi, te forcimit te konvergjences midis Qeverise dhe opozites per reforma instuticionale dhe te hapjes se tregjeve qe kane cuar ne celjen e negociatave ne BE per marreveshjen e Stabilizim Asociimit. Ne do te vazhdojme te marrim persiper pergjegjesite e zhvillimit te dialogut me fqinjet, te iniciativave qe bashkojne Shqiperine me programe nderkombetare dhe rajonale per te hapur tregjet dhe te per krijuar modele te integrimit euroatlantik edhe per rajonin e Ballkanit si dhe te marredhenieve bilaterale me secilin prej vendeve te rajonit, me autoritetet e Kosoves dhe qe nga ato te UNMIK-ut deri Qeveria dhe Parlamenti dhe presidenti te zgjedhur demokratikisht ne menyre qe dialogu nder shqiptar te jete komplomentar me dialogun e shqiptareve me komunitetet dhe autoritetet e bashkesive te tjera etnike ne rajon dhe ne vendet perkatese dhe t'i sherbeje per pershpejtimin te ritmeve te hapjes se kufijve dhe te kthimit te tyre ne barriera te kapercyeshme per levizjen e lire te njerezve, te mallrave, te investimeve te kapitaleve nderkombetare, gjithashtu.

Z. Nano ne konference marrin pjese dy Kryeministra shqiptare Fatos Nano dhe Bajram Rexhepi. Deri me sot Shqiperia konsiderohej si shteti ame ne Kosove .
A mendoni se shqiptaret ne te dyja vendet e kane kapercyer tashme kete faze?

Une besoj se eshte fakt i mirepranuar nga pjesemarresit edhe ne kete Konference Nderkombetare udheheqja politike dhe institucionale e proceseve te reformave euroatlantike te secilit vend dhe autoritetet e zgjedhura demokratikisht nga komunitetet vendase nga zgjedhesit vendas dhe moderacioni ne te cilen po
zhvillohen punimet e Konferences fale eksperiences te z. Kassof po e ben te mundur qe autoritete sovrane te zgjedhura demokratisht ne secilen prej vendeve te rajonit, perfshire edhe Kryeministrin Rexhepi per Kosoven kemi integritetin e duhur per te perfaqesuar te njejtat procese reformash dhe per te ndertuar mbi kete baze marredhenie partneriteti, bashkepunimi me intelekutoret e tjere.

Z. Kryeminister, Ju falenderoj!

Jeni te mirepritur!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›