E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia e gjelbër, Shqipëria avancon kuadrin ligjor në përputhje me standardet e BE-së

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Shqipëria po avancon kuadrin ligjor drejt një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme (ekodizajni), në funksion të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një takim në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku u prezantua dhe diskutua kuadri i ri ligjor për ekodizajnin.

MIE bëri të ditur se nisma lidhet me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 15 “Energjia”, duke synuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, si dhe nxitjen e produkteve më të qëndrueshme dhe përdorimin më eficient të burimeve dhe energjisë.

Sipas Ministrisë, dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të vijojnë për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe për të mbështetur zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, inovative dhe të qëndrueshme.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›